Rama: Mbështetëm Universitetin “Aleksandër Moisiu” përmes Programit të Ndërkombëtarizimit

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës hapen tre programe të përbashkëta dhe diploma të dyfishta me universitetet më prestigjioze në Evropë.


Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës hapen tre programe të përbashkëta dhe diploma të dyfishta me universitetet më prestigjioze në Evropë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se, përmes Programit të Ndërkombëtarizimit, mbështetëm Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane, si një qendër inovatore për zhvillimin e praktikave të studentëve, studimeve interaktive dhe infrastrukturës së kërkimit shkencor, si dhe ngritjen e kapaciteteve për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet prestigjioze evropiane”.

Tre programet mes Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe universiteteve “La Sapienza”, “Tor Vergata” dhe Universitetit të Genovas, do të hapen në studimet e cikleve për të drejtë publike, studime evropiane, dhe shkenca ndërkombëtare e diplomatike. Këto programe do të zhvillohet në gjuhën shqipe, italiane dhe angleze, duke ofruar diplomë të dyfishtë.

Program i përbashkët i studimeve Doktoratë në “E Drejtë Publike” do të jetë me Universitetin “Tor Vergata”, Itali, program i përbashkët i studimeve Master në “E Drejtë Europiane dhe e Krahasuar” me Universitetin ‘Sapienza’ të Italisë, i cili ka filluar tashmë dhe janë 15 studentë që e ndjekin si dhe programi i studimeve Bachelor në “Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike” me Universitetin e Gjenovës, Itali, i implementuar për herë të parë me 14 studentë.

Universiteti “Aleksandër Mosiu” ka një ofertë të pasur akademike, me 112 programe studimi të organizuara në 5 fakultete, nga të cilat 8 janë programe të përbashkëta me diplomë të dyfishtë, në 3 cikle studimi (gjuhën shqipe, italiane dhe angleze) dhe 7 programe në gjuhën angleze, në 2 cikle studimi.

(Marrë nga ATSH)

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.