Karta e Autonomisë Menaxheriale, Koçiu: Objektiv, krijimi i poleve të ekselencës në gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu: Objektiv mbetet krijimi i poleve të ekselencës në shëndetësi të shtrira në të gjithë vendin.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se objektiv mbetet krijimi i poleve të ekselencës në shëndetësi të shtrira në të gjithë vendin.

Koçiu ishte e pranishme sot në aktivitetin e organizuar për dorëzimin e Kartës së Autonomisë Menaxheriale për 5 spitale, Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUNT), Spitalet Rajonale të Shkodrës, Lezhës, Durrësit dhe Vlorës.

Ministrja u shpreh se “nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse për të ardhur deri këtu, këto spitale kanë përgatitur objektiva të qarta zhvillimi, plane pune, strategji zhvillimi, protokolle të burimeve njerëzore, udhërrëfyes dhe indikatorë performance”.

“Objektivi ynë për në vijim janë spitale, që ashtu si në të gjithë botën e përparuar, lidhin kontrata me kompanitë e sigurimeve apo kostifikojnë shërbimet e tyre; mjekë që falë praktikës dyfishe, zgjedhin të punojnë më gjatë brenda strukturës së tyre spitalore, të përfitojnë dhe të angazhohen më shumë brenda sistemit”, tha ajo.

Po ashtu, Koçiu u shpreh se synohet që të krijohen struktura drejtuese që përzgjedhin burimet njerëzore apo që në përputhje me nevojat dhe vizionin e spitalit të zgjerojnë shërbimet për të ofruar akoma më shumë cilësi ndaj qytetarëve.

“Spitale që bashkëveprojnë me qendra shkencore dhe qendra mjekësore jashtë vendit, përfshi me mjekët e profesionistët e diasporës, e shumë më tej”, tha ajo.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.