Kumbaro, takime në Madrid: Shkëmbimet në turizëm, ura më e mirë lidhëse mes dy vendeve

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro takon ministrin e Industrisë dhe Turizmit të Spanjës Jordi Hereu


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi disa takime pune gjatë pjesëmarrjes në panairin Fitur në Madrid, ku stenda e Shqipërisë mori vëmendje.

Kumbaro përcolli në rrjetet sociale momente nga takimet me ministrin e Industrisë dhe Turizmit të Spanjës Jordi Hereu edhe me Sekretaren e Shtetit për Turizmin, Rosana Morillo, teksa u ndal në prezatimin e ofertës turistike shqiptare.

“Mes sinergjisë së mirë të takimeve të njëpasnjëshme në Madrid, kënaqësi takimi me ministrin e Industrisë dhe Turizmit të Spanjës Jordi Hereu edhe me Sekretaren e Shtetit për Turizmit, mikeshën Rosana Morillo për ofertën fantastike të turizmit shqiptar që “joshi” 87 mijë vizitorë spanjollë vitin që lamë pas si dhe mundësi bashkëpunimi me fokus shkëmbimet në turizëm si ura më e mirë lidhëse mes vendeve tona”, tha Kumbaro.

“Shumë shpejt do të takohemi përsëri, në mbledhjen e Komisionit të 70-të për Europën të UNWTO ku të zotët e shtëpisë kësaj here do të jemi ne”, u shpreh ministrja.

(ATSH)

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.