Haradinaj pritet nga Escobar: Anëtarësim me hapa të përshpejtuar të Kosovës në NATO


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), e ka filluar në Departamentin Amerikan të Shtetit në takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një publikimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e fillova me takimin në Departamentin Amerikan të Shtetit, me emisarin e qeverisë amerikane për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar. Në takim theksova që arritjet e deritanishme si shtet, përpos që janë meritë e sakrificës së shumë brezave ndër vite, padyshim e kanë vulën e Amerikës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar që të ngrihet niveli i marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë, me anëtarësimin me hapa të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO.

Në takimin me z. Escobar u dëshmua mbështetja e parezervë e qeverisë amerikane për popullin dhe shtetin e Kosovës, në veçanti me proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Kërkova që të ngrihet niveli i marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë, me anëtarësimin me hapa të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka shtuar se aleanca mes dy vendeve është e përjetshme.

“Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka përfunduar Haradinaj.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”