“Presidenca B40”, Veliaj pret kryebashkiakun e Sarajevës: Qytetet tona shohin nga e ardhmja!

Kryebashkiaku i Tiranës priti edhe ata të Sofjes, Vassil Terziev dhe Podgoricës, Olivera Injac.


Një ditë para marrjes së Presidencës së Rrjetit më të madh të qyteteve ballkanike, B-40, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarja e Bashkisë Sarajevë, Benjamina Karić nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e marrëdhënieve kulturore e ekonomike mes dy qyteteve.

Veliaj tha se Sarajeva dhe Tirana kanë se çfarë të mësojnë nga njëra-tjetra. Ai nënvizoi se Tirana ka njohur një transformim të madh, duke u shndërruar në një qytet kozmopolitan. “Historia e Tiranës është një sinonim i historisë së Sarajevës. Tirana ndoshta nuk e kishte rrethimin intensiv, si Sarajeva e 94-s, por Tirana ishte rrethuar nga një sistem mbytës për vite të tëra, gjatë kohës së komunizmit, që u pasua nga një tranzicion kaotik i viteve ’90, me ndërtime pa leje dhe rrëmujë. Sot, krejt papritur, është qyteti që ka transformimin ndoshta më të madh në rajonin tonë, duke u shndërruar në një qytet kozmopolitan. Ndaj, gjatë Presidencës tonë të B-40ës, para se t’ia kalojmë stafetën Sarajevës vitin tjetër, dua shumë që të mësojmë sidomos te të rinjtë”, tha ai.

Veliaj vlerësoi dhe përpjekjet e Sarajevës për të lënë pas vitet e vështira dhe për të parë nga e ardhmja. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që mikesha ime, kryetarja fantastike e Bashkisë së Sarajevës, është këtu sot për të hapur Presidencën e B-40. Djemtë dhe vajzat tona ndoshta nuk do i dinë të gjitha detajet e kohëve të vështira, por duhet ta dinë historinë, nga ka ardhur dikush nga Sarajeva në Tiranë, çfarë vështirësish ka pasur ai sistem apo ajo luftë, për t’u bërë më të mirë, për t’u siguruar që brezi i ri nuk bën gabimet e brezave të mëparshëm”, deklaroi ai.

Kryetarja e Bashkisë së Sarajevës, Benjamina Karić u shpreh se dy qytetet tani janë më të afërta se kurdoherë. “Është kënaqësi të jem këtu në Tiranë. Ne jemi qytete të së ardhmes, qytete të lidhura me të ardhmen dhe me të rinjtë tanë. Ne ju presim në Sarajevë për të krijuar mundësi të reja dhe rrugë të reja bashkëpunimi për dy qytetet tona. Sarajeva dhe Tirana nuk janë vetëm qytete të binjakëzuar, por jemi edhe qytete që jemi shumë të afërt nga traditat tona të bukura, njerëzit e mirë dhe unë mendoj se kjo është vlera jonë më e madhe. Ndaj, le të krijojmë mundësi të reja dhe le të krijojmë një të ardhme të re së bashku”, deklaroi ajo.

 

Në një takim të veçantë, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj priti sot edhe kryetarin e Bashkisë së Sofjes, Vassil Terziev dhe kryetaren e Podgoricës, Olivera Injac, me të cilët u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve miqësore.

Raporti vjetor i Gjykatës Kushtetuese, Zaçaj: Vendime të arsyetuara për 408 kërkesa

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj prezantoi sot raportin vjetor të këtij institucioni për vitin 2024, ku theksoi se gjatë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Raporti vjetor i Gjykatës Kushtetuese, Zaçaj: Vendime të arsyetuara për 408 kërkesa

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj prezantoi sot raportin vjetor të këtij institucioni për vitin 2024, ku theksoi se gjatë…