Vlera e punës së një punëtori në Shqipëri 40% më e ulët se në Rajon

Hulumtimi i Fondit tregoi se Shqipëria ka paga më të ulëta si në sektorin publik dhe atë privat në krahasim me Rajonin.


Rritja e pagave në ekonominë e Shqipërisë dy vitet e fundit nuk është shoqëruar me shtimin e prodhimit dhe kjo ecuri është e rrezikshme evidenton Fondi Monetar Ndërkombëtare në konsultimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërinë.

“Në vitin 2022, rritja vjetore e pagave tejkaloi rritjen vjetore të produktivitetit. Prodhimi për punonjës mbetet në nivele me të ulëta se në Rajon (rreth 37 për qind më poshtë se nivelet e Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe 57 për qind më poshtë se niveli i Malit të Zi”, përllogariti Fondi.

Plani i qeverisë për të çuar pagën mesatare në sektorin publik në 900 euro deri në fillim të vitit 2025 është drejt realizimit. Rritjet e pagave në sektorin publik mund të transferohen në mbarë ekonominë, duke u shndërruar në rrezik për të rritur inflacionin bazë.

Hulumtimi i fundit i FMN-së tregon se, rritja e pagave është veçanërisht shqetësuese, kur tregjet e punës janë të shtrënguara dhe ekonomia funksionon nën potencial.

Plani i qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik do të ndikojë me rritjen e inflacionit me 0.5 pikë % në të dy vitet 2024-2025.

Për më tepër kjo rritje e pagave nëse nuk kompensohet nga rritje të produktivitetit, vendi ynë rrezik të humbë konkurueshmërinë. Kjo po ndodh tashmë pasi dhjetë klientë të huaj që prodhonin veshje dhe këpucë në Shqipëri po zhvendosen në vende të tjera, për shkak se vendi ynë nga rritja e pagës minimale me katër herë brenda vitit.

Hulumtimi i Fondit tregoi se Shqipëria ka paga më të ulëta si në sektorin publik dhe atë privat në krahasim me Rajonin.

Që nga viti 2022, paga mesatare mujore bruto në sektorin publik në Shqipëri ishte afërsisht 30 për qind më e ulët se në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, si në vlerë nominale ashtu edhe me fuqinë blerëse.

Në sektorin privat paga reale u rrit me 0.2 për qind në vitin 2022, ndërsa në sektorin publik u rrit vetëm 1.9 për qind.

Shqipëria ka gjithashtu faturën më të ulët të pagave në sektorin publik krahasuar me fqinjët.

Fatura e pagave përfaqëson 4.5 për qind të PBB-së në Shqipëri, më pak se gjysma e mesatares në BE dhe ekonomitë e Ballkanit (10 për qind).

Fatura e pagave të sektorit publik të Shqipërisë është e ulët edhe në krahasim me të ardhurat buxhetore. Fatura pagave të sektorit publik zë 16.7% te të ardhurave buxhetore, ndërsa mesatarja për vendet e tjera të Ballkanit është 27 për qind).

Por FMN rekomandoi që rritja e pagës në sektorin publik të bëhet në bazë të një përformancë më të mirë të punonjësve në mënyrë që të nxitet produktiviteti i punës.

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…