Gonxhja: Artistja Iva Lulashi do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e Venecias

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mundësoi projektidenë “Love as a Glass of Water”.


Artistja Iva Lulashi do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Lajmin e dha ministri Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shtoi se, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mundësoi projektidenë “Love as a Glass of Water”.

 

Bienalja e Venecias është një prej ngjarjeve më të mëdha artistike në arenën ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Iva Lulashi është një artiste që eksploron në terrene të guximshme dhe e ka ndërtuar karrierën e saj midis Shqipërisë e Italisë. Projekti i Lulashit, në pavijonin shqiptar, do të kurohet nga kritiku italian Antonio Grulli. Iva Lulashi ka lindur në Shqipëri (viti 1988), por është diplomuar në Venecia (viti 2016).

“Përmes artit të saj, Iva Lulashi na fton të shohim dashurinë dhe instinktin si gjuhë universale, forca primare që lidh njeriun me botën. Le të mbështesim artisten tonë në këtë udhëtim të shkëlqyeshëm në arenën ndërkombëtare”, shkroi ministri Gonxhja.

Makrotema e këtij edicioni të Bienales së Venecias, 20 prill – 24 nëntor, është “Të huaj kudo” dhe vjen nën drejtimin artistik të kuratorit brazilian Adriano Pedrosa.

Tema që do të trajtojë pavijoni shqiptar merr shkas nga teoria e “gotës së ujit”, që i përket periudhës para revolucionit rus dhe lidhet me mendimtaren revolucionare feministe Alexandra Kollontai (1872 –1952). Bëhet fjalë për një teori që lidhet me idenë e revolucionit seksual, ku impulset shihen si një nevojë e thjeshtë njerëzore që duhet përmbushur me lehtësinë e pirjes së një gote uji. Me një influencë shumë të madhe në qarqet artistike dhe letrare ruse, këto ide nisën të pengohen dhe përndiqen nga aparati politik revolucionar.

“Ndonëse metafora e gotës me ujë lidhet me lehtësinë e të pirit, nuk duhet harruar se uji është ai element jetësor, krejt si dashura. Dhe, është absurde që tema si dashuria dhe dëshira seksuale zënë një pjesë shumë të vogël në artin që prodhohet sot dhe ato asnjëherë nuk janë në qendër të aktiviteteve të mëdha apo të vogla, sikur të flitej për tabu, apo si çështje të lehta, jo të denja për vëmendje”, shprehet kuratori Antonio Grulli.

Lexo më shumë nga

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…