Kryebashkiaku i Athinës, Haris Doukas: Po mësojmë shumë nga Tirana!

Kryebashkiaku Veliaj mikpriti kryebashkiakun e Athinës, Haris Doukas, i cili mori pjesë në punimet e Samitit të B40


Veliaj pret kryebashkiakun e ri të Athinës, Haris Doukas: “Po mësojmë shumë nga Tirana, shpresojmë të jemi të suksesshëm sa edhe ju”

Veliaj mikpriti për herë të parë në Tiranë kryebashkiakun e Athinës, Haris Doukas, i cili mori pjesë në punimet e Samitit të B40. Ai tha se dy kryeqytetet do të vijojnë të ushqejnë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme të presim kryetarin e ri të Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, në Tiranë. Më vjen mirë që udhëtimi i tij i parë është në Tiranë. Uroj që ky udhëtim të jetë një ogur i mirë, të jetë sukses për ju dhe një kontribut i jashtëzakonshëm për marrëdhënien shumë speciale që Tirana dhe Athina kanë bashkë. Me qytetin e Athinës ne kemi përuruar Parkun Helen, organizojmë Maratonën e Tiranës dhe Triathlonën. Kemi disa aktivitete fantastike që bëjmë me qytetin e Athinës me më pak protokoll, por me më shumë energji. Mezi pres që, me kryetarin e ri, z. Doukas, të kemi një kalendar aktivitetesh që mund të bëjmë sidomos në fushën e aktrimit dhe inovacionit. Teknopoli është një shembull fantastik në Athinë, ne kemi një tjetër shembull fantastik të Piramidës në Tiranë dhe besoj se mund të mësojmë nga njëri tjetri”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Doukas tha se Athina ka shumë për të mësuar nga Tirana. “Shpresoj që edhe unë të kem 3 fitore elektorale sikurse patët ju dhe të jem kaq i suksesshëm sa edhe ju. Ju e dini, ne kemi vetëm një muaj që drejtojmë qytetin. Kemi shumë gjëra për të mësuar. Unë jam profesor dhe kryebashkiak prej një muaji tashmë, por dua që të ndihmoj qytetarët të promovojnë bashkëpunimin, të punojnë bashkarisht”, u shpreh Doukas.

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…