Në kutitë e vogla paketova lotët dhe puthjet…

Në kutitë e mëdha, paketova zënkat, pajtimet, dritëhijet, gjithshka që mbeti brenda mureve…


Nga Pandi Laço

Në kutitë e vogla
Paketova lotët, puthjet,
Ishin aq të rralla,
Por të çmuara,
Si diamantet afrikanë!
“I ke të rremë!”
M’tha argjendari!
Në kutitë e mesme,
Paketova përditshmërine tonë!
Hapat, fjalët, vështrimet,
S’ishin aq pak!
Në tregun e “pleshtit”,
Kishte gjithshka si ato,
Dhe shumë si unë,
Që shisnin të kaluarën !
Në kutitë e mëdha,
Paketova zënkat, pajtimet, dritëhijet,
Gjithshka që mbeti brenda mureve.
Mu deshën edhe më kuti,
I postova në një adresë që s’ekziston.
Mund të paketoj gjithë botën,
Bashkë me vehten time,
E ti nis larg,
Diku në hapësirën yjore.
Përsëri diçka mbetet…

Lexo më shumë nga

Njohja e Republikës së Kosovës nga Kenia, moment i rëndësishëm

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Njohja e Republikës së Kosovës nga Kenia, moment i rëndësishëm

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur…