Balla: AMP po rrit forcën goditëse për të çuar para procesin e vetëpastrimit të Policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi sot se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore falë bashkëpunimit me SPAK dhe me prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm po rrit forcën goditëse


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi sot se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore falë bashkëpunimit me SPAK dhe me prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm po rrit forcën goditëse, për të çuar përpara procesin e vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.

Sipas ministrit Balla, ditën e sotme janë goditur raste të abuzimit me detyrën të disa punonjësve të Policisë Rrugore në Fier.

Balla bën apel qytetarëve dhe medies të denoncojnë çdo rast abuzimi të punonjësve të Policisë.

“Ju lutem qytetarëve dhe medieve të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit po rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit”, u shpreh Balla.

Agjencia e Mbikëgyrjes Policore (rajoni Fier-Berat) ekzekutoi vendimin e Givkatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier ndaj 5 punonjësve të Policisë.

Sipas AMP-së, punonjësit e policisë janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “shpërdorim i detyrës” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…