Ambasadorja e Kinës takon kryeministrin Rama

Ambasadorja Pang Chunxue: Midis Kinës e Shqipërisë ekziston një miqësi tradicionale e thellë dhe se vitet e fundit,


Të enjten, ambasadorja e Kinës në Shqipëri Pang Chunxue u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku të dy palët shkëmbyen mendime për marrëdhëniet kino-shqiptare dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Ambasadorja Pang Chunxue tha se midis Kinës e Shqipërisë ekziston një miqësi tradicionale e thellë dhe se vitet e fundit, marrëdhëniet dypalëshe kanë ruajtur prirjen e një zhvillimi të mirë. Kina e konsideron gjithmonë Shqipërinë si partnere të rëndësishme në bashkëpunimin me Evropën Qendrore e Lindore. Këtë vit, me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Kina është gati t’i forcojë raportet me Shqipërinë nën mekanizmin e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe nismës “Një brez, një rrugë” për t’i dhënë më tepër shtysë marrëdhënieve Kinë-Shqipëri dhe nxitur arritje më të mëdha.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se Kina është një vend me ndikim të madh ndërkombëtar, duke pasur suksese të mrekullueshme në zhvillimin e saj ekonomiko-shoqëror. Shqipëria dëshiron t’i forcojë kontaktet me palën kineze për të zgjeruar më tej bashkëpunimin dypalësh në fushën ekonomiko-tregtare, të investimeve, turizmit etj. (Fani)

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…