Gonxhja: Bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës, burim idesh dhe projektesh

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja takim me rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha për hapjen e një horizonti të ri dhe partneriteti cilësor.

Gonxhja u shpreh se, MEKI është e vendour që Paktin për Universitetin, prioritet i Qeverisë Shqiptare, ta kthejë në një burim energjie, idesh dhe projektesh, duke ofruar mundësi edukimi të specializuar për të rinjtë, praktikash kërkimore, orientim drejt eksperiencës jetësore dhe administratës që duam.

Ai teksoi se si dallandyshe e pare do të jetë një projekt arkeologjik, që bën bashkë kapacitetet intelektuale, energjinë e studentëve dhe infrastrukturën laboratorike të Departamentit të Arkeologjisë, në funksion të njohjes, konservimit dhe promovimit të kulturës kombëtare.

“Vullnet i përbashkët për të investuar në rritjen e kapaciteteve njerëzore, akademike dhe studentore. Vizion për të afruar universitetin në dinamikat e zhvillimeve ekonomike dhe shoqërore të vendit, të cilat kanë nevojë të ngutshme për oponencën, dijen e thelluar dhe inovacionet, në nje botë gjithmonë e më të integruar dhe konkurruese”, u shpreh Gonxhja.

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm