“Porta e Alpeve”, projekti turistik i Bashkisë Shkodër

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, deklaroi gjatë takimit se ky plan ka në fokus përmirësimin e jetës së banorëve


Bashkia Shkodër po punon për projektin rajonal “Porta e Alpeve” që synon përmirësimin e jetës së banorëve dhe zhvillimin ekonomik të zonave turistike.

Në një hap tjetër drejt një qyteti më të lirë dhe të përshtatshëm për banorët dhe bizneset, Bashkia Shkodër ka zhvilluar takimin e radhës në kuadër të projektit rajonal “Porta e Alpeve”. Këtë herë, fokusi është vendosur te plazhi i Velipojës, një nga pikat kryesore turistike të qytetit.

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, deklaroi gjatë takimit se ky plan ka në fokus përmirësimin e jetës së banorëve dhe të ndihmojmë zhvillimin ekonomik në zonat turistike.

“Plazhi i Velipojës është një thesar i pasur natyror dhe kulturo-historik, dhe me këtë plan synojmë të krijojmë një infrastrukturë të përshtatshme që do të mundësojë një turizëm dhe shfrytëzim të territorit të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit”, u shpreh ai.

Nisma vjen në kuadër të “Portës së Alpeve”, një projekti i cili synon të forcojë rezistencën ekonomike në rajon duke përmirësuar infrastrukturën dhe krijimin e mundësive të reja.

“Diskutimet dhe rekomandimet nga grupet e interesit janë çelës për hartimin e këtij plani strategjik. Me një angazhim të përbashkët, pritet që Planin e 1-rë të Lëvizshmërisë Urbane të fillojë të zbatohet brenda 6 muajve”, tha Bejleri.

🏞️🚗 #LëvizshmëriaUrbane 🚗🏞️

Në një hap tjetër drejt një qyteti më të lirë dhe të përshtatshëm për banorët dhe bizneset,…

Posted by Bashkia Shkodër on Friday, February 2, 2024

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.