20 vjet më parë lindi Facebook

Sot numëron mbi 2.5 miliardë përdoruesë. Publikohet në 140 gjuhë. Zuckeberg ka një pasuri prej 167.2 mld USD


20 vjet më parë, më 4 shkurt 2004, lindi platforma më e madhe e rrjeteve sociale: Facebook. Sot numëron mbi 2.5 miliardë përdoruesë dhe platforma publikohet në 140 gjuhë të ndryshme.

Facebook u themelua nga amerikano-hebreu Mark Zuckerberg, asokohe ende pa mbushur 20 vjeç, së bashku me studentët dhe shokët e tjerë të Kolegjit Harvard dhe Eduardo Saverin, Andreë McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.

Në vitin 2007, kur ai ishte 23 vjeç u bë miliarderi i parë i vetëkrijuar, ndërsa sot, 35-vjeçari Mark Zuckerberg është një nga katër njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri prej 167.2 miliardë dollarësh (sot 4 shkurt 2024, sipas “Forbes”).

Mark Zuckerberg, i lindur më 14 maj 1984 në Nju Jork, është vëllai i vetëm i tre motrave, të lindur nga prindër hebrenj, nëna një psikiatre dhe babai një dentist.

Prindërit e tij ishin me origjinë nga hebrenjtë e Gjermanisë, Austrisë dhe Polonisë. Mark Zuckerberg flet hebraisht, ndërkohë që ka bërë ceremoninë fetare hebraik “Bar Mitzvah” kur ai ishte 13 vjeç.

Ai është martuar me shoqen e tij studente, Prishila Chen, me të cilëm ka dy fëmijë.

Sot, Zuckerberg është një nga dhjetë njerëzit më me influencë në planet.

Lexo më shumë nga

Rama vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba, partneritet me QSUT për inovacion e inteligjencë artificiale

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Izrael, në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel-Aviv, rankuar e 8-ta në botë.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba, partneritet me QSUT për inovacion e inteligjencë artificiale

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Izrael, në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel-Aviv, rankuar e 8-ta në botë.