Nikolla: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë mbështeten në vlerat e besimit dhe bashkëpunimit

Kryetarja e Kuvendit priti anëtarët e Grupit Parlamentar të Bundestagut për Evropën Juglindore, deputetët Thomas Hacker dhe Stephan Brandner


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot anëtarët e Grupit Parlamentar të Bundestagut për Evropën Juglindore, deputetët Thomas Hacker dhe Stephan Brandner, të shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se “Gjermania është mbështetëse e fuqishme e Shqipërisë dhe Bundestagu një referencë e rëndësishme, partner dhe mbështetës shumë i vlerësuar i Kuvendit të Shqipërisë. Berlini është jo thjesht destinacioni më i shpeshtë, por një nga destinacionet më të rëndësishme dhe më inspiruese për drejtuesit e qeverisë dhe institucioneve të Shqipërisë. Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë për mbështetjen e rrugëtimit europian dhe kjo ndihmë do të vijojë edhe gjatë negociatave. Kryesimi nga Shqipëria i Procesit të Berlinit përgjatë vitit 2023 rikonfirmoi kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe evropianizimi në rajon, por edhe mbështetjen e shumicës së vendeve të rajonit për aspiratën tonë të përbashkët drejt familjes evropiane. Vizitat e kohëve të fundit në Bundestag dhe në parlamentet e disa landeve ishin një shtysë e fuqishme për bashkëpunimin parlamentar”.

Deputetët e Bundestagut, Thomas Hacker dhe Stephan Brandner, vlerësuan se marrëdhëniet dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë mbështeten në vlerat e respektit, besimit dhe bashkëpunimit dhe bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve si edhe mes Bundestagut dhe Kuvendit do të vijë duke u zgjeruar. Shqipëria duhet të jetë krenare për arritjen në rrugën drejt BE-së dhe për këtë mbështetja e Gjermanisë dhe e Bundestagut do të vijojë të rritet.

Kryetarja Nikolla dhe deputetët e Bundestagut diskutuan edhe mbi rritjen e bashkëpunimit midis Kuvendit dhe Bundestagut, duke vlerësuar si domethënës faktin që është rënë dakord për zhvillimin reciprok të vizitave informuese mes deputetëve shqiptarë e gjermanë të Grupeve të Miqësisë, në Berlin dhe Tiranë, dy herë në vit.

Në përgjigje të kërkesës së Kryetares Nikolla, Hacker dhe Brandner u angazhuan se Bundestagu do të ndihmojë Kuvendin për modernizmin e shërbimeve parlamentare, sidomos atyre që lidhen me mbështetjen e procesit të integrimit europian

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.