Rregullorja e BQK, Rama: E pamohueshme e drejta e Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e vet

Kryeministri Edi Rama u shpreh lidhur me reagimet ndaj hyrjes në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e euros në pagesa.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot lidhur me reagimet ndaj hyrjes në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e euros në pagesa.

Në një postim në rrjetin social “X” Rama u shpreh se pavarësisht se Kosova duhet të koordinohet me partnerët, nuk duhet harruar e drejta e saj për të zbatuar Kushtetutën.

Rama kërkoi që pas sulmit të ndodhur në Banjskë, të mbahet ekuilibri.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruhet fokusi dhe një sens ekuilibri”, u shpreh Rama.

Rregullorja e BQK-së- që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt parashikon që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja. Një gjë e tillë ka sjellë reagime pasi serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.

BE dhe SHBA kanë kërkuar shtyrjen e rregullores për t’u dhënë kohë të mjaftueshme serbëve të përshtaten me të.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka përsëritur edhe sot kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.