Zaçaj: Nuk ka stok dosjesh në Gjykatën Kushtetuese

Në analizën vjetore të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja Zaçaj u shpreh se gjatë vitit 2023 u regjistruan 452 kërkesa.


Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaça tha se institucioni që ajo drejton, nuk ka dosje stok, ndryshe nga sa ndodh në gjykatat e tjera.

Në analizën vjetore të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja Zaçaj u shpreh se gjatë vitit 2023 u regjistruan 452 kërkesa.

“Shqyrtimi rezulton me kohëzgjatje afro 8 muaj, 452 kërkesa ishin në total në 2023, ku 367 kërkesa të regjistruara në vitin 2023 dhe 85 kërkesa ishin të mbartura nga viti 2022. Në vitin 2023 u regjistruan 452 kërkesa në Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë nuk ka stok të çështjeve të prapambetura si gjykatat e tjera. Kemi patur 6 vendime, të cilat janë kërkesa të paraqitura nga një grup deputetesh, 3 nga organizatat, 2 nga gjykatat dhe 59 nga individë. Ndërkohë, 30 vendime janë marrë unanimisht, ndërsa 40 me shumicë votash. Në vitin 2024 janë mbartur 93 çështje nga viti 2023”, tha Zaçaj.

“Trupa gjyqësore e plotësuar ka trajtuar çështje të rëndësishme. Parimet që e kanë udhëhequr gjykatën janë paanshmëria, transparenca dhe eficienca. Duke u kujdesuar dhe angazhuar për të respektuar afatet procedurale dhe dhënies së argumentimeve të vendime, gjykata ka synuar cilësinë e vendimmarrjes”, tha Zaçaj.

Zaçaj vuri në dukje se buxheti nuk ka qenë i pamjaftueshëm.

“Gjykata ka bërë përpjekje të vazhdueshme për përmbushjen e objektivave me qëllim dhënien e një drejtësie funksionale. Në kushtet e një buxheti të panevojshëm gjykata mori nisma konkrete për përmirësimin, miratimin e rregullores për funksionimin e administratës, rregulloren për komunikimin e gjykatës me median dhe ridimensionimi i marrëdhëniet me të dhe publikun”, tha Zaçaj.

“Sot rroga e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese është 390 000 lekë bruto, 290 000 lekë neto, e krahasueshme me gjyqtarin e gjykatës së shkallës së lartë, pra e krahasueshme. Dhe sipas piramidës ne duhet të jemi gjyqtarët më të paguar. Vendimet kushtetuese kanë përgjegjësinë më të madhe”, tha Zaçaj.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…