Ambasadori King-Smith, takim me nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua me nxënësit e shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Tiranë, për të diskutuar mbi aspiratat e tyre për të ardhmen.


Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua me nxënësit e shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Tiranë, për të diskutuar mbi aspiratat e tyre për të ardhmen.

Studentët kanë zhvilluar fushatën e ndërgjegjësimit mbi trafikimin e qenieve njerëzore, #ditembrohem e organizuar nga Fondacioni Together Albania dhe UNICEF.

Ambasadori dhe Përfaqësuesi i UNICEF-it, Murat Sahin iu pergjigjën pyetjeve të studentëve mbi emigracionin, politikën dhe shëndetin mendor dhe i ftuan ata të paraqesin idetë e tyre krijuese për çështje, me të cilat përballet shoqëria shqiptare.

Ambasadori tha: “Mesazhi im për ju dhe te rinjtë e tjerë është: Kërkojeni ju ndryshimin që të mund t’i çoni gjërat përpara. Teksa dëgjoj këndvështrimet dhe vëzhgimet tuaja, kjo na ndihmon t’i sjellim partnerët tanë në këto biseda, në mënyrë që t’i trajtojmë ato së bashku. Unë e vlerësoj shumë talentin tuaj dhe të të rinjve shqiptarë dhe dëshirojmë t’ju ndihmojmë të realizoni ndryshimet pozitive që dëshironi në vendin tuaj.”

Aktiviteti ishte pjesë e programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, i zbatuar nga UNICEF në Shqipëri me mbështetjen e Qeverisë Britanike.

🇦🇱 l Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua me nxënësit e shkollës së mesme 'Ismail Qemali' në Tiranë, për të…

Posted by British Embassy Tirana on Wednesday, February 7, 2024

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”