Nikolla takon ambasadoren e Japonisë: Në rritje bashkëpunimi parlamentar mes dy vendeve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me ambasadoren e re të Japonisë, Kato Kikuko


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me ambasadoren e re të Japonisë, Kato Kikuko. Gjatë takimit u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh dhe parlamentar.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Japonisë kanë mbi 100 vjet histori.

“Bashkëpunimi dypalësh është sot i shkëlqyer në të gjitha fushat dhe ndihma financiare e Japonisë për zhvillimin e Shqipërisë, nëpërmjet projekteve në shumë sektorë dhe mbështetjen e zhvillimit lokal është tepër e vlerësuar. Mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Japonisë bashkëpunimi po rritet, nëpërmjet shkëmbimeve mes grupeve të miqësisë dhe deputetëve. Shqipëria vlerëson nismën e Japonisë për Ballkanin Perëndimor, si një kontribut për zhvillimin, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal”, theksoi Kryetarja Nikolla.

Ambasadorja Kato Kikuko nënvizoi se do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit të shkëlqyer dypalësh mes Shqipërisë dhe Japonisë dhe mes Kuvendit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Lexo më shumë nga

Rama: Me hyrjen në BE, barazia para ligjit nuk negociohet

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Me hyrjen në BE, barazia para ligjit nuk negociohet

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të…