
Marrëveshja me Italinë për pensionet dhe dekretimi i ambasadorëve të rinj, Begaj takon Hasanin
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një mëngjes pune me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një mëngjes pune me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Begaj dhe Hasani diskutuan për situatën në rajonin tonë.
Gjithashtu Begaj dhe Hasani diskutuan edhe për përmbylljen e marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.
“Mëngjes pune me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj”, shkroi Presidenti Begaj në një postim në rrjetet sociale.