Silvinjo komenton shortin e Nations League: Grupi i fortë, i vështirë, por edhe i ekuilibruarr

Shorti i hedhur nga UEFA për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve 2024-25, e vendosi Shqipërinë në Grupin B1 përballë Çekisë, Ukrainës e Gjeorgjisë,


Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka komentuar shortin e hedhur nga UEFA për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve 2024-25, që e vendosi Shqipërinë në Grupin B1 përballë Çekisë, Ukrainës e Gjeorgjisë,

Silvinjo vlerësoi grupin dhe kundërshtarët, ndërsa theksoi se është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por në të njëjtën kohë edhe i bukur.

“Është gjithmonë nder të jesh këtu dhe të marrësh pjesë në një short të bukur si ky i sotmi. Kishte shumë njerëz dhe skuadra të rëndësishme këtu. Nuk është e thjeshtë, është një grup i vështirë. Nuk është e thjeshtë, të gjithë po rriten shumë. Kemi luajtur së fundmi me Çekinë, një skuadër e fortë. Gjeorgjia po ashtu, një ekip që po rritet shumë. Ashtu edhe Ukraina. Është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por i bukur. Ecim përpara” – tha tekniku brazilian, i cili teksa shpalos objektivat e skuadrës, nënvizon se Kombëtarja shqiptare është e barabartë me të gjitha ekipet.

“Ne duhet të luajmë. Është një kompeticion i vështirë. Gjithçka luhet brenda tre muajve, shtator-tetor-nëntor. Ky është një moment tjetër në jetën tonë për të bërë një përpjekje të madhe për të luajtur dhe për të provuar. Mendoj se jemi të barabartë me të gjithë ekipet. Është një grup i vështirë, por shumë i ekuilibruar”, – u shpreh trajneri Silvinjo për fshf.org.

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.