Dogançja!

Gjuha dogançe lindi nga nevoja për komunikim të banorëve të krahinës së Malëshovës.


Nga Andrea Llukani

Gjuha dogançe lindi nga nevoja për komunikim të banorëve të krahinës së Malëshovës.

Fillimisht përdorej prej kallajxhinjve dhe muratorëve malëshovitë, të cilët punonin nëpër fshatra të tjerë. Ata flisnin dogançe kur donin të bënin pazarin e punës, pa i marrë vesh të tjerët, për shembull “Bëj pazon me cimadhin dhe kapsi beshot” që do të thotë “bëj pazarin me këtë djalin dhe merri paratë”.

Malëshovitët e përdornin dogançen në raste rreziku, për t’u shpëtuar xhandarëve dhe grabitësve kur qenë duke udhëtuar.

Njëherë dy vëllezër kallanxhinj Thanas dhe Tole Gjikdhima qenë duke udhëtuar nëpër pyllin e Sulovës. Tolja ecte përpara dhe Thanasi tërhiqte mushkën e ngarkuar me veglat e punës.

 

Në mes të udhës u doli një xhandar dhe u kërkoi pasaportën dhe lejen e punës. Tolja u zu ngushtë, sepse nuk kishte leje pune dhe as pasaportën nuk e kishte me vete, prandaj për të dalë nga situata i thërret të vëllait:

“Fillush! Mengresi xhandua më zegos lepushkën si të setis?” që do të thotë “Vëlla! Xhandari më kërkon lejen dhe letërnjoftimin, çfarë të bëj?” Vëllai ia ktheu përgjigjen: “ftoi lepushkën e derdos” që do të thotë “jepi pasaportën e mushkës”.

Xhandarët në atë kohë qenë të pashkolluar dhe dy vëllezërit dolën nga situata duke i treguar pasaportën e mushkës. Kallajxhinjtë malëshovitë qenë zanatçinj endacakë dhe si të tillë jetesa e tyre ishte shumë e vështirë. Për të siguruar punë ata udhëtonin shumë. Banorët e krahinës së Malëshovës e përdorin dogançen edhe në këngët e tyre.

Fjalë të gjuhës dogançe ka përdorur Çajupi dhe Noli. Ky i fundit në përkthimin e romanit “Don Kishoti i Mançës” shkruan: “është e kolme dhe rrumbullake”.

Fjala “e kolme” ka kuptimin (e mirë). Që në vogëli jam familjarizuar me gjuhën dogançe, sepse e flisnin gjyshja dhe gjyshi në shtëpi. Kur dikush vinte për vizitë gjyshi Koço i thoshte gjyshes: “na nxir pak thanuqe” thanuqe në gjuhën dogançe i thonë rakisë.

Dogançja përbëhet nga fjalë shqipe, por ka huazuar edhe shumë fjalë greke e sllave. Fjalët e kësaj gjuhe përdoren të lidhura me elemente të gjuhës shqipe si lidhëza, parafjalë etj.

Nga greqishtja gjuha dogançe ka huazuar fjalët: potam-lumë, apono-lat, kato-poshtë, okso-jashtë, mesa-brenda, psalidhi-gërshëra, stoma-goja etj.

Nga turqishtja ka huazuar fjalët: teftis-shpërthen, okno-kokëfortë, sybërdis-shporr, etj. Nga sllavishtja ka huazuar: gospo-zot, gospodar-zotëri, druzhavë-qeveri etj.

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…