Gala e Festës së Pranverës 2024
Më shumë se 3 000 “ekrane jashtë Kinës” në 90 qytete të 49 vendeve e transmetuan drejtpërdrejt Galanë.
Galaja e Festës së Pranverës e organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) është një ngjarje e madhe kulturore për të gjithë kinezët gjatë kremtimit të Vitit të Ri.
Galaja, që nga fillimi i saj në vitin 1983, është përfshirë në librin e rekordeve botërore “Guinness” si programi më i ndjekur në botë me miliarda shikues çdo vit.
Galaja e sivjetshme u transmetua në kanalet televizive e radiofonike dhe nëpërmjet platformave të mediave të reja të CMG-së.
Më shumë se 3 000 “ekrane jashtë Kinës” në 90 qytete të 49 vendeve e transmetuan drejtpërdrejt Galanë, e cila u takua gjithashtu me audiencën botërore nëpërmjet më shumë se 2100 mediave nga mbi 200 vende e rajone në gjashtë kontinente.
Klikoni këtu për të gjetur Galanë e Festës së Pranverës 2024!