Rama: Urime mikut tim Ilham Aliyev për rikonfirmimin e tij si lider i Azerbajxhanit

Ilham Aliyev do të vijojë të jetë në krye të Republikës së Azerbajxhanit deri në vitin 2031.


Ilham Aliyev do të vijojë të jetë në krye të Republikës së Azerbajxhanit deri në vitin 2031.

Në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të 7 shkurtit, Ilham Aliyev mori 92,12 % të votave (4,567,458) duke siguruar mandatin e tij të pestë si President i Republikës së Azerbajxhanit që prej 2003, vit në të cilin fitoi zgjedhjet e para presidenciale.

Në 125 zona zgjedhore me 6537 qendra votimi mes të cilave edhe 218 qendra votimi në përfaqësitë azere jashtë vendit, 6 478 623 ishte numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar, me një rritje prej rreth 1.1 milion që nga viti 2020.

Ky proces, ku në garë ishin 7 kandidatë, u monitorua nga rreth 800 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 80,000 vëzhgues vendas, qytetarë nga 89 vende si dhe u ndoq nga 216 përfaqësues të 109 medieve të huaja nga e gjithë bota mes të cilëve edhe nga Shqipëria.

Autoritetet e Azerbajxhanit e cilësuan si shumë të rëndësishme dhe historike mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale, pasi për herë të parë u mbajtën në të gjithë territorin sovran të Azerbajxhanit, duke përfshirë tokat e çliruara të Karabakut dhe 7 rajoneve përreth me 26 qendra votimi.

“Zgjedhjet presidenciale të së mërkurës janë thelbësore për popullin azerbajxhanas, sepse për herë të parë zgjedhjet do të zhvillohen në të gjithë territorin e njohur ndërkombëtarisht të Azerbajxhanit”, tha të martën e 6 shkurtit në një konferencë për gazetarët e huaj, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Azerbajxhanit, Mazahir Panahov.

Intensifikimi i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Kryeministri Edi Rama i përcolli një mesazh urimi presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev pas rizgjedhjes së tij edhe për 7 vite të tjera.

Rama ka theksuar se Aliyev është lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara.

“Urime të përzemërta mikut tim të dashur Ilham Aliyev për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara”, ka theksua Kryeministri Rama duke shtuar se “mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re shqiptare në Baku shumë shpejt”.

Marrëdhëniet diplomatike të vendit tonë me Azerbajxhanin janë vendosur më 22 shtator 1993 dhe vitet e fundit kanë shënuar një rritje të kontakteve politike.

Bashkëpunimi në sektorin e energjisë konsiderohet si një nga fushat më të rëndësishme të marrëdhënieve tona ekonomike.

Gjatë vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Baku, në prill 2022, energjia dhe turizmi u identifikuan veçanërisht si sektorët më potencial për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Janë 8 marrëveshje të nënshkruara dhe janë në proces disa të tjera.

Përfundimi i punimeve të gazsjellësit TAP është një rëndësie strategjike për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë. Shqipëria është e interesuar për një pjesëmarrje aktive të Azerbajxhanit në zhvillimin e infrastrukturës energjetike në vend dhe i kushton një vëmendje të veçantë implementimit të Memorandumit mbi Planin e Përgjithshëm të Gazifikimit të Shqipërisë, të nënshkruar midis dy vendeve.

Ndërsa Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev vizitoi për herë të parë Shqipërinë në nëntor të 2022 duke shënuar një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.

Në takimin me presidentin Bajram Begaj, Aliyev ka theksuar mbështetjen për zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Shqipëri duke pohuar se “Shqipëria dhe Azerbajxhani janë anëtarë të projektit TAP dhe gjithashtu edhe në zbatimin e korridorit jugor të gazit, vendet tona kanë bashkëpunuar me shumë sukses”.

Ai ka theksuar se mes dy vendeve, “ka mundësi shumë të mira edhe në fusha të tjera dhe ndërveprimi midis kompanive shqiptare dhe azere në turizëm, në bujqësi, në teknologjitë moderne”.

Pas marrëveshjes së nivelit të lartë arritur midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë në vitin 2022, kompanitë azere po vijojnë bisedimet me autoritetet shqiptare për të promovuar projektin pilot të gazifikimit të qytetit të Korçës dhe në vijim, zbatimin e projekteve për shpёrndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit dhe Evropës.

Lexo më shumë nga

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt