Tirana 104 vjet kryeqytet, Veliaj: Sot është një qytet dinamik dhe modern

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar qytetarët me rastin e 104-vjetorit të shpalljes së Tiranës si Kryeqytet i Shqipërisë.


Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar qytetarët me rastin e 104-vjetorit të shpalljes së Tiranës si Kryeqytet i Shqipërisë.

Përmes një videomesazhi, kryebashkiaku Veliaj thotë se ky 11 shkurt është një nga ato ditë, kur secili është krenar që jeton dhe punon në një qytet kaq dinamik, kaq bujar dhe kaq modern, saç është bërë Tirana.

“Sot Tirana mbush 104 vjet si Kryeqyteti i Shqipërisë dhe i të gjithë shqiptarëve, ndaj më lejoni t’ju marr pak kohë për t’ju uruar me fjalët e zemrës këtë përvjetor të rëndësishëm për kryeqytetin! Qindra dhe qindra vite të tjera të begata Tiranës sonë dhe tironsve të rinj e të vjetër kudo ku janë! Sot është një nga ato ditë, kur secili prej nesh është krenar që jeton dhe punon në një qytet kaq dinamik, kaq bujar dhe kaq modern, saç është bërë Tirana jonë këto vite; që ka krijuar familjen e tij këtu dhe që kontribuon në shoqërinë tonë, që mbjell ndoshta një pemë për qytetin, por që mbi të gjitha ka hedhur rrënjë dhe e sheh të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij këtu në këtë qytet. Për ne tironsit, ky qytet është shtëpia jonë e madhe, zemra jonë e madhe, prandaj në këtë 104-vjetor, lutja ime është të jemi gjithmonë bashkë, siç kemi qenë në histori të vështira siç është një familje, siç ishim gjatë pandemisë, gjatë tërmetit, siç kemi qenë në çdo situatë që na ka sfiduar. Dhe si një familje e madhe të reflektojmë për gjithçka kemi bërë deri më sot, por edhe për atë që duam të projektojmë në ëndrrat tona, në mendjen tonë, në planet tona, për qytetin e 104 viteve që do të vijnë”, shprehet ai.

Veliaj nënvizon se ky qytet ka treguar se mund të modernizohet nga kryeqendër e izolimit, në një kryeqendër të hapjes, së turizmit dhe të teknologjisë së informacionit. “Ne tironsit, më shumë se kushdo tjetër, e kemi provuar se kur jemi bashkë, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme dhe askush nuk na ndal. Ne kemi treguar që ngrihemi fuqishëm edhe kur rrëzohemi nga pandemia apo tërmeti. Ne kemi treguar sesi ky qytet mund të modernizohet nga kryeqendër e izolimit, në një kryeqendër të hapjes, së turizmit, të teknologjisë së informacionit. Ndaj dëshira ime, urimi im këtë 104-vjetor, është të vazhdojmë të punojmë së bashku, të mbështesim njëri – tjetrin dhe të ecim përpara pa u ndalur, për ta kthyer Tiranën, në pjesën më evropiane, të Shqipërisë sonë evropiane në Ballkan”, thekson kreu i Bashkisë.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se qyteza e Tirana e vogël e 104 viteve më parë, sor është kthyer në zemrën që rreh ekonominë, politikën, artin, kulturën dhe gjithçka tjetër në shoqërinë e shqiptarëve. “E kam thënë gjithmonë se, Tirana, na do të gjithëve njësoj. Se kur mbështesim njëri – tjetrin nxjerrim më të mirën nga vetja jonë dhe nga qenia jonë. Kur qeveria erdhi në atë qytet provizor, Tirana kishte rreth 10 mijë banorë, sot ka 104 herë më shumë, në 104 vite histori. Do të thotë që ajo qytezë e vogël, sot është kthyer në zemrën që rreh ekonominë, politikën, artin, kulturën dhe gjithçka tjetër në shoqërinë e shqiptarëve. Sot ky qytet është qyteti i mbi 1 milionë banorëve, por edhe i 1 milionë zemrave që rrahin për të, 1 milionë ideve, projekteve dhe ëndrrave që thuren çdo ditë për Tiranën tonë”, deklaroi Veliaj.

Teksa renditi disa nga arritjet e fundit të Tiranës si kryeqytet edhe në arenën ndërkombëtare, kreu i Bashkisë u shpreh se formula e suksesit të qytetit është mbështetja e njëri–tjetrit.

“Ne kemi punuar fort për të mbërritur deri këtu. Kush thotë se ky vend nuk bëhet, dua t’i kujtoj që, ne jemi Tirana “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”; ne jemi Tirana “Kryeqyteti Europian i Sportit”, ne jemi Tirana që drejton sot me “B-40” të gjithë bashkitë e Ballkanit, ne do të jemi Tirana “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës” në 2025-ën, për të treguar që ky vend ka taban, ka art, ka kulturë, prodhon pafundësisht nga ëndrrat tona edhe nga zemrat tona. TË GJITHË BASHKË E KEMI BËRË TË MUNDUR DHE TË GJITHË BASHKË DO VAZHDOJMË TA ÇOJMË TIRANËN PËRPARA. Formula e suksesit e qytetit tonë është se kur mbështesim njëri – tjetrin, kur i themi njëri – tjetrit “Bravo të qoftë!”, “Ec përpara!”, “Jam shumë krenar për punën që po bën edhe për projektet që po thur!”, atëherë sukseset i secilit prej nesh, është suksesi ynë i përbashkët! E gjithë Tirana gëzon kur secili prej nesh ia del në këtë qytet. SEPSE TIRANA JEMI NE DHE NE JEMI NË RRUGË TË MBARË”, thekson Kryetari i Bashkisë së Tiranës në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve në këtë 104–vjetor të shpalljes kryeqytet.

1️⃣0️⃣4️⃣ vite histori, 1️⃣0️⃣4️⃣ vite Tirana Kryeqytet i Shqipërisë! 🇦🇱❤️

Dëshira ime këtë 1️⃣0️⃣4️⃣ vjetor është të vazhdojmë të punojmë së bashku 🤝🏻, të mbështesim njëri tjetrin dhe të ecim përpara ➡️ pa u ndalur për ta kthyer Tiranën në pjesën më Europiane të Shqipërisë tonë Europiane në Ballkan. Kur jemi bashkë 🫂 bëjmë gjëra të mrekullueshme dhe të gjithë së bashku do vazhdojmë ta çojmë Tiranën përpara. 🥰

Mirënjohje për të gjithë që kanë dhënë kontributin e tyre për Tiranën, për të arritur këtu ku jemi. Faleminderit! 🙏🏻

Posted by Erion Veliaj on Sunday, February 11, 2024

Lexo më shumë nga

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…