22 nëntori Dita e Abetares, Malo: Synojmë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot ndryshimet ligjore që Dita e Abetares, 22 nëntori, të jetë pjesë e kalendarit të festave kombëtare.


Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot ndryshimet ligjore që Dita e Abetares, 22 nëntori, të jetë pjesë e kalendarit të festave kombëtare.

Po ashtu Komisioni i Ligjeve miratoi dhe një projektligj në fushën e arsimit. Me anë të kësaj marrëveshjeje synohet nxitja e bashkëpunimit rajonal në fushën e arsimit të lartë brenda sistemit të programit të shkëmbimit të Evropës Qendrore për studimet universitare, i referuar si “CEEPUS IV”.

Në drejtimin e kryetares Klotilda Bushka, komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mori në shqyrtim dy projektligje. Fillimisht u shqyrtua projektligji për një shtesë në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992 “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar”, i cili u prezantua nga Artemis Malo, zëvendësministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe u relatua nga deputeti Klevis Xhoxhi.

Zëvendësministrja Malo sqaroi se shtesa në projektligj synon vendosjen e datës 22 nëntor, Ditës së Alfabetit, si festë zyrtare dhe nënvizoi se kjo ditë e njësuar në Kongresin e Manastirit, është e njohur tashmë si festë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ndër të tjera, Malo sqaroi se propozimi erdhi pas zhvillimit të Samitit të Diasporës, vitin e kaluar, dhe e propozuar si e tillë me këtë projektligj edhe në Shqipëri, synohet të jetë tradicionale dhe të marrë sa më shumë jehonë në mbarë trevat dhe diasporën shqiptare.

Relatori i çështjes Xhoxhi vlerësoi se projektligji vjen në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit dhe duke nënvizuar rëndësinë e kësaj date për historinë e vendit tonë, ftoi kolegët ta miratojnë atë. Pas diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Mbledhja vijoi me shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore “CEEPUS IV”. Projektligji u prezantua nga Albana Tole, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, e cila u ndal tek qëllimi dhe risitë, duke parashtruar se me anë të kësaj marrëveshjeje synohet nxitja e bashkëpunimit rajonal në fushën e arsimit të lartë brenda sistemit të programit të shkëmbimit të Evropës Qendrore për studimet universitare, i referuar si “CEEPUS IV”.

Tole detajoi se palët nënshkruese të CEEPUS-it bashkëpunojnë nëpërmjet rrjeteve universitare, me tematikë specifike të një cilësie të lartë, duke ofruar kuadrin e duhur për lëvizshmërinë e studentëve, studentëve të doktoratës, kërkuesve, personelit akademik dhe personelit universitar. Zëvendësministrja sqaroi se fal marrëveshjes, ofrohen grante të plota (bursat CEEPUS) për mbulimin e shpenzimeve për jetesën, tarifat laboratorike dhe siguracionin shëndetësor bazë për studentë dhe pedagogë në vendin pritës për periudhën e Mobilitetit, të cilat përshtaten me koston e jetesës së vendit pritës. Deputeti z. Eduard Ndreca në cilësinë e relatorit vlerësoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, projektligji u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi.

(Marrë nga ATSH)

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.