Felaj pret delegacionin e OSBE: Kontribut i vlefshëm për Reformën Zgjedhore

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, priti ditën e sotme në një takim delegacionin e OSBE, të kryesuar nga Vesa Häkkinen.


Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, priti ditën e sotme në një takim delegacionin e OSBE, të kryesuar nga Vesa Häkkinen, ambasador në Misionin e Përhershëm të Finlandës pranë OSBE. Ky takim u zhvillua në prag të marrjes së Presidencës të OSBE nga Finlanda.

Në fillim të takimit, Felaj falenderoi delegacionin edhe në emër të Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, si edhe për interesin e shprehur për realizimin e këtij takimi konstruktiv për të dyja palët, si edhe për mbështetjen që Finlanda i jep Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE.

Zëvendëskryetarja, në fjalën e saj të hapjes vlerësoi mbështetjen që Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i jep Kuvendit të Shqipërisë, duke vënë theksin tek Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, për të cilin OSBE ka dhënë një kontribut të vlefshëm. Po ashtu, nënvizoi se personalisht është edhe pjesë e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, duke dhënë kështu kontributin e saj për çështje të ndryshme të adresuara në takimet përkatëse.

Ambasadori Vesa Häkkinen, nga ana e tij falënderoi zëvendëskryetaren Felaj për pritjen në këtë takim, si edhe theksoi mbështetjen e mëtejshme për Kuvendin e Shqipërisë.

(Marrë nga ATSH)

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…