Komisioni i Medias, vizitë në shkollën “Hermann Gmeiner”

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Evis Kushi dhe anëtarë të komisionit, zhvilluan sot një vizitë monitoruese në shkollën e mesme profesionale për teknologji, informacion dhe komunikim, “Hermann Gmeiner”.


Zëvendëskryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Evis Kushi dhe anëtarë të komisionit, zhvilluan sot një vizitë monitoruese në shkollën e mesme profesionale për teknologji, informacion dhe komunikim, “Hermann Gmeiner”.

Gjatë kësaj vizite monitoruese u diskutua mbi kurrikulën mësimore të programimit në këtë shkollë, praktikat të cilat zhvillohen si dhe nismat ligjore të cilat mbështesin arsimin profesional.

Drejtoresha e shkollës, Hedie Gjoni, i njohu më nga afër deputetët e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në lidhje me investimet në infrastrukturë, sallat me kompjuterë dhe ambientet e posaçme ku nxënësit zhvillojnë punimet e tyre.

Gjithashtu, Gjoni u shpreh edhe për bashkëpunimin e shkollës me sektorin privat, ku nxënësit zhvillojnë praktika profesionale gjatë vitit shkollor si dhe gjatë pushimeve verore.

Ndërsa si prioritet, Gjoni nënvizoi integrimin e vajzave në arsimin profesional.

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Evis Kushi, vlerësoi kurrikulën shkollore si dhe u shpreh se së shpejti do të propozojë ndryshime në ligjin për arsimin profesional.

Ndërsa më tej deputetët e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, zhvilluan vizita në disa prej klasave, ku bashkëbiseduan me nxënësit dhe u njohën nga afër me arritjet dhe kërkesat e tyre.

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!