Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit: 2024, “Viti i Lasgush Poradecit”!

Drejtuesja e QKLL, Alda Bardhyli, priti Marian, vajzën e poetit tonë kombëtar, Lasgush Poradeci


Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli vitin 2024 si Vitin e Lasgush Poradecit, në 125-vjetorin e lindjes së poetit. Përmes mbrëmjeve poetike, konferencave, aktiviteteve në shkolla e librari, takimeve me të rinj, QKLL do të sjellë më pranë lexuesve figurën e poetit që e lartësoi gjuhën shqipe.

Drejtuesja e QKLL, Alda Bardhyli priti në mjediset e kësaj qendre, Marian, vajzën e poetit tonë kombëtar, Lasgush Poradeci, me të cilën bisedoi mbi punën e jashtëzakonshme të realizuar prej saj, për zbardhjen dhe koleksionimin e letërkëmbimeve të poetit me personalitete të njohura të kohës si Skënder Luarasi, Gjergj Bubani, Mitrush Kuteli, Eqrem Çabej, etj.

Pjesë e arkivit të Poradecit, këto letërkëmbime do të vijnë së shpejti në një botim të dedikuar, nën kujdesin e Marias dhe mbështetjen e QKLL-së.

“Koha vendos në vend gjithçka. Për gjërat e mëdha duhet një kohë e gjatë për vleftësimin e tyre. E kohë e gjatë është ajo kohë e cila muros, e bën monument vlerat e kulturës sonë kombëtare”, shkruan Lasgushi në një letër drejtuar Mitrush Kutelit, shprehje të cilën e kujtoi Maria, gjatë bisedës me drejtoreshën e QKLL.

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…