Gonxhja: Konservim dhe restaurim i kryeveprave ikonografike në Laboratorin e Qendrës Muzeore Berat

Nga viti në vit Qendra Muzeore Berat ka njohur rritje të vizitueshmërisë, duke u kthyer në një nga atraksionet kryesore të qytetit.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot në rrjetet sociale një video nga Laboratori i Qendrës Muzeore, Berat, ku bëhet një punë e konsiderueshme në drejtim të ruajtjes e restaurimit të veprave të artit ikonografik.

“Jo vetëm ekspozim dhe promovim, por edhe konservim e restaurim. Kryeveprat artistike që ruhen dhe ekspozohen në Muzeun Ikonografik “Onufri” konservohen e restaurohen me kujdes në Laboratorin pranë Qendrës Muzeore, Berat, duke i risjellë në gjendjen fillestare pa i fshehur moshën, ndërhyrjet gjatë viteve dhe patinën e kohës”, shkroi ministri Gonxhja.

Nga viti në vit Qendra Muzeore Berat ka njohur rritje të vizitueshmërisë, duke u kthyer në një nga atraksionet kryesore të qytetit. Muzeu i Ikonografisë “Onufri” është muzeu i parë që ka aplikuar teknologjinë në zbulimin e thesareve kulturore kombëtare. Muzeu rrëfen mbi kryeveprat që ruan brenda tij, në katër gjuhë: shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.

Një ndër veprat më të mira të krijuara nga mjeshtrit shqiptarë të drugdhendjes, siç është ikonostasi i katedrales Fjetja e Shën Mërisë, gjendet në këtë muze, së bashku me kodikët e purpurt, të mbrojtur nga UNESCO. (ATSH)

Muzeu ONUFRI Berat

Jo vetëm ekspozim dhe promovim, por edhe konservim e restaurim!🤩
Kryeveprat artistike që ruhen dhe ekspozohen në Muzeun Ikonografik "Onufri" konservohen e restaurohen me kujdes në Laboratorin pranë Qendrës Muzeore, Berat, duke i risjellë në gjendjen fillestare pa i fshehur moshën, ndërhyrjet gjatë viteve dhe patinën e kohës. 🙏

#MEKI #EkonomiaKulturaInovacioni #QendraMuzeoreBerat #VisitBerat #TrashëgimiaKulturore

Posted by Blendi Gonxhja on Tuesday, February 13, 2024

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…