Pas Preshevës, Veliaj shpallet “Qytetar Nderi” nga Komuna e Bujanocit

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, propozoi nderimin në shenjë falënderimi për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën fillore “Naim Frashëri”.


Pas Preshevës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shpallur dje “Qytetar Nderi” edhe nga Komuna e Bujanocit.

Ishte Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, ai që propozoi nderimin e kryebashkiakut Veliaj, në shenjë falënderimi për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën fillore “Naim Frashëri”.

“Bujanoci dhe Tirana po kurorëzojnë një lidhje të veçantë, meqë ato kanë nisur një rrugëtim tejet të sinqertë muaj më parë. Kjo lidhje po mundësohet falë vullnetit të mirë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po trajton edhe problemet tona. Duke pasur parasysh gatishmërinë e tij për të përmirësuar situatën ekonomike në komunën tonë, bashkëpunimin e pakushtëzuar në të gjitha fushat, arsim, kulturë, rini, dhe inovacion, dhe para të gjithash mbështetjen e madhe financiare për ndërtimin e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, kjo e bën të drejtë që ai të jetë bashkëqytetari ynë. Kryeqyteti i Tiranës nën drejtimin e Veliajt në vitin 2023 ka qenë “Qyteti Europian i Sportit”, ndërsa në vitin 2024 kryeson presidencën e B-40, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, ndërsa në vitin 2025 Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, si një testament i bashkëjetesës së kulturave dhe feve të ndryshme, janë argumente të mjaftueshme, ndërlidhëse të bashkëpunimit mes Bujanocit dhe Tiranës”, tha kreu i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani.

Krahas shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc, Bashkia e Tiranës ka kontribuar më herët edhe për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën “Dituria” në Komunën e Preshevës. Edhe në vitin 2021, Këshilli Bashkiak i Tiranës ofroi ndihmë financiare për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive.

“Kryebashkiaku Veliaj ka bërë një hap tejet të rëndësishëm për fëmijët tanë. Po ua bën ëndrrën realitet, duke mbështetur në tërësi projektin e ngritjes së e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc me vlerë prej 550 mijë eurove, duke treguar bashkëpunimin dhe gatishmërinë që të mbështesë komunën tonë në forma të drejtpërdrejta”, tha Ramadani.

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.