Rama: Vende të mëdha shtojnë peshën e prurjeve turistike, janari lajmëron për vit fantastik

Gjatë muajit janar 2024 vendin tonë e vizituan thuajse gjysmë milion turistë, 30% më shumë se një vit më parë.


Gjatë muajit janar 2024 vendin tonë e vizituan thuajse gjysmë milion turistë, 30% më shumë se një vit më parë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot shifrat e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në fillim të këtij viti.

Rama u shpreh se, “janari i thuajse 1/2 milionë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë Turistike”.

“30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me janarin 2023, teksa shtohet pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike”, nënvizoi Rama

Sipas shifrave të publikuara nga Kryeministri Rama, gjatë muajit janar 2024 në vendin tonë numri i turistëve të huaj u rrit 30 % në krahasim me vitin 2023 dhe ndër grupet me rritjen më të lartë të hyrjeve turistike në krahasim me një vit më parë, renditen hyrjet nga Polonia me një rritje 411,8 %.

Rritje me 104.5% kanë pasur turistët nga Spanja, 120.5% turistët nga Rumania, turistët nga Franca kanë pasur rritje me , 41,7 %, turistët nga Suedia me një rritje 73.2 %.

Turistët nga Kosova kanë pasur rritje me 29.8%, vizitorët italianë kanë qenë 50,4 % më shumë, turistët nga Mali i Zi janë rritur me 32,6 %, ndërsa turistët nga Anglia janë rritur me 62.3 % më shumë se janari i vitit të kaluar.

Lexo më shumë nga

Rama: Paketën e Maleve duam ta shtrojmë edhe te toka e punuar

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim në Cërrik me fermerë për mbështetjen e deritanishme…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Paketën e Maleve duam ta shtrojmë edhe te toka e punuar

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim në Cërrik me fermerë për mbështetjen e deritanishme…