Vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarë në komitetin për planin e ri të rritjes, Rama: Shembull i ndërveprimit real

Kryeministri Edi Rama kërkoi gjatë mbledhjes së Komitetit Ekonomik dhe Social Europian për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor një ndërveprim real midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.


Kryeministri Edi Rama kërkoi sot gjatë mbledhjes së Komitetit Ekonomik dhe Social Europian për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor një ndërveprim real midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Rama falënderoi Komitetin dhe u shpreh i lumtur që përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtarë të këtij komiteti.

Në fjalën e tij në këtë mbledhje, kryeministri Rama u shpreh se, “është vërtetë mirë, është shumë mirë dhe shpresoj që kjo të shërbejë si shembull kuraje e një të kuptuari strategjik dhe një ndërveprimi real midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

“Unë uroj fort që kjo të shërbejë për Brukselin më burokratik që të ecë më me guxim përpara dhe që në njëfarë mënyrë të kopjojë atë çfarë po bën ky Komiteti duke na përfshirë ne si anëtarë aktivë. Vetëm duke e bërë të qartë, që kur bëhet fjalë për të votuar, anëtarët tanë nuk votojnë. Por është në rregull. Pjesa reale, puna e mirëfilltë, komunikimi i mirëfilltë sidoqoftë ndodh. Kjo është ajo çfarë duam të shohim në Parlamentin Europian, kjo është ajo çfarë duam të shohim në KE, kjo është ajo çfarë duam të shohim në të gjitha korridoret e këtij kompleksi të jashtëzakonshëm industrial të burokracisë. Të shpresojmë që kjo gjë do të ndodhë”, tha Rama.

📍Bruksel – Mbledhja e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian për Planin

📍Bruksel – Mbledhja e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, ku për herë të parë janë të pranishëm si anëtarë të rinj, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina, e ku do të punohet edhe për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një mekanizëm i shumëpritur që rrit financimet për vendet e rajonit, si dhe hap rrugën e integrimit tonë në Tregun e Brendshëm të BE-së🇦🇱🤝🇪🇺

Posted by Edi Rama on Thursday, February 15, 2024

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…