Vizita e Blinken në Tiranë, Hasani: Shqipëria ka treguar që është faktor stabiliteti

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë është një gur kilometrik që vjen pas angazhimit të rëndësishëm që ka treguar Shqipëria.

“Një ditë e gjatë, një ditë e bukur. Një gur kilometrik që vjen pas një angazhimi të rëndësishëm që pati Shqipëria. Por edhe për të gjithë rajonin, Europën dhe marrëdhëniet me SHBA-në. Shqipëria ka treguar që është një faktor stabiliteti jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Angazhimi që ne kemi vërteton një të vërtetë që duke u angazhuar me Shqipërinë, stabiliteti dhe mirëqenia janë faktorë evidentë”, u shpreh ministri në një intervistë televizive.

Me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë, u firmosën edhe dy marrëveshje të rëndësishme mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Ministri Hasani ka ndarë detaje nga këto marrëveshje, duke thënë se një prej marrëveshjeve ka të bëjë me çështjet e edukimit me progamin e bursave, që dyfishon mundësinë e shqiptarëve për të aplikuar.

Ndërsa marrëveshja e dytë ka të bëjë me çështjen e dezinformimit.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia