Dudaev, kampion Europe në mundje!

Islam Dudaev, i cili përfaqëson Shqipërinë në Europianin e Mundjes në Bukuresht, arriti të fitojë medaljen e artë për peshën deri në 65 kilogramë


Mundësi Islam Dudaev shpallet Kampion Europe.

Lajmi bëhet i ditur nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

“Një ndeshje e shkëlqyer e mundësit të ekipit kombëtar”, thuhet në njoftimin në rrjetet sociale të KOKSH-it.

Islam Dudaev, i cili përfaqëson Shqipërinë në Europianin e Mundjes në Bukuresht, arriti të fitojë medaljen e artë për peshën deri në 65 kilogramë, duke mposhtur rusin Gadzhimurad Rashidov dhe duke ngritur lart flamurin kuqezi.

Dudaev në ndeshjen e parë mposhti turkun Toprak, me rezultatin 6-3.

Në garën me rumunin Coman, Dudaev e dominoi përballjen në tapet duke marrë rezultatin 8-1.

Në ndeshjen e tretë Dudaev fitoi pastër me francezin Arsamerzouev, me rezultatin 4-0.

Ndërsa ndeshja që i siguroi finalen ishte ajo ndaj mundësit nga Azerbajxhani, të cilën e fitoi me rezultatin 3-1.

Nesër është radha e mundësit tjetër kuqezi, Zelimkhan Abakarov që do të kërkojë një tjetër medalje të artë për përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë Europian.

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…