Kumbaro: Gjatë janarit, dy herë më shumë turistë spanjollë krahasuar me 2023

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale artikullin e botuar nga “Que’! Madrid”


E përditshmja spanjolle “Que’! Madrid” në një artikull të botuar e ka cilësuar Shqipërinë një perlë të vërtetë për t’u zbuluar në Ballkan.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale artikullin e botuar nga “Que’! Madrid”, ndërsa theksoi se “që pas panairit të turizmit “FITUR Madrid” Shqipëria ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve spanjolle, ndër to edhe revista “Que Madrid” që sugjeron vendin tonë për peizazhet e pacënuara, natyrën e egër dhe trashëgiminë kulturore mbresëlënëse”.

Kumbaro u shpreh se “prurjet turistike nga Spanja vazhdojnë të jenë “on top”, ku gjatë janarit mirëpritëm dy herë më shumë vizitorë spanjollë krahasuar me vitin e shkuar”.

“Natyra dhe peizazhet e Shqipërisë janë mjaft tërheqëse, ku mund të zbuloni sisteme malore dhe liqene spektakolare. Udhëtarët do të kenë mundësinë të vizitojnë qytetet historike si Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën, të shpallura si vende të trashëgimisë botërore nga UNESCO për veçantinë e tyre arkitekturore, artistike dhe kulturore. Gjithashtu, mund të vizitoni liqenin e Ohrit, një nga më të vjetrit në planet, si dhe kishën e Shën Sofisë që daton në shekullit XI. Duke vazhduar turin në Ballkan, do të keni mundësinë të vizitoni edhe Manastirin e Shën Naumit, i njohur për arkitekturën e stilit bizantin; qytetin e Korçes, me pazarin e saj osman dhe katedralen e saj ortodokse, dhe Kalanë e Lëkurësit, nga e cila mund të shijoni pamjet më të bukura të gjirit të Sarandës”, shkruhet ndër të tjera në artikullin e Veronica Santana për të përditshmen spanjolle “Que’! Madrid”.

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…