Rama në Mynih: Shpresoj që të jemi të shkëputur nga Maqedonia e Veriut
Rama: Kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin bashkë u bllokuan nga Bullgaria dhe ky ishte një veprim antievropian i një vendi të BE
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën e Sigurisë në Mynih, duke diskutuar në panelin mbi “Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash”, u shpreh se shpreson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë më “çift” në rrugën e integrimit.
Rama tha se, kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin bashkë u bllokuan nga Bullgaria dhe ky ishte një veprim antievropian i një vendi të BE, që nxit nacionalizma të panevojshme.
“Së pari, më duhet të them që po kërkoni ekspresin e pamundur. Këtu në Gjermani më duhet ta zbatoj këtë ekspres. Këtu më shumë sesa ekspres, do ishte kafe turke. Kjo kafe do përbëhej nga uji, pra që çdo gjë do të jetë në rregull. Po ashtu nga një lloj mase pluhuri kafe, që nënkupton, dhe shpresën që të jeni të shkëputur nga Maqedonia e Veriut, pasi herën e fundit që ishim në çift s’na lejuan të hidhnim asnjë hap tjetër, për shkak të një situate që na thanë s’lidhej aspak me Shqipërinë, por me Bullgarinë”, tha Rama.
“I kemi zhvilluar konferencat ndërqeveritare dhe procesin e kontrollit të legjislacionit, por s’jemi më çift, pra bashkë. Përzierja e ujit me këtë masë pluhuri kafe, që është gati për t’u adaptuar, është fakti se situata në Maqedoninë e Veriut është rezultat i BE, që nuk është në gjendje t’i japë fund praktikës së rrëmbimit të vendeve. Kjo nënkupton, që të lejojë vendet anëtare të përdorin, vendin e tyre në tryezën e BE si një levë kundër fqinjëve. Kjo është gjëja më antievropiane e mundshme”, nënvizoi Rama.
“Më pas pasojat ndihen në vetë këto vende. Kjo është flaka që ndez më shumë nacionalizmin, dhe ato që dëmton ato janë të qepura tanimë, ndërsa jemi në një kohë kur kemi lënë përtej nacionalizmin dhe të ecim përpara”, tha Rama.
(Marrë nga ATSH)