Mazniku: Rijetësim Kalasë së Pogradecit, tjetër atraksion turistik gjithëvjetor

Projekti financohet nga projekti IPA ndërkufitar Maqedoni e Veriut-Shqipëri


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku përcolli në rrjetet sociale pamje nga punimet për rijetësimin e Kalasë së Pogradecit, që pritet të jetë një tjetër atraksion turistik gjithëvjetor për qytetin liqenor.

Sipas Maznikut, projekti financohet nga projekti IPA ndërkufitar Maqedoni e Veriut-Shqipëri.

“Në Pogradec ka nisur zbatimi i projektit për rijetësimin e Kalasë së Pogradecit, një vendbanim i cili daton në shek IV-V para Krishitit”, shkruan Mazniku.

“Projekti i cili financohet nga projekti IPA ndërkufitar Maqedoni e Veriut-Shqipëri. Punimet përfshijnë gërmime arkeologjike për zbulimin e mureve të kalasë dhe objekteve arkeologjike, ndërtimin e një muzeu arkeologjik, ballkon panoramik për vizitorët, ndriçimin e gjithë zonës dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore për aksesimin e këtij siti. Me përfundimin e punimeve, Pogradecit i shtohet një tjetër atraksion turistik gjithëvjetor”, përfundon Mazniku.

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.