Ndërtimi i Zonës së Lirë Ekonomike në Kashar, Rama: Stacion i shumë bizneseve ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna që po zhvillohet në Kashar për ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike (TEDA)


Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga puna që po zhvillohet në Kashar për ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike (TEDA).

Rama bashkangjitur videos, nënvizon se TEDA pritet të jetë një stacion për mbledhjen e shumë bizneseve ndërkombëtare

“Nis puna për ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike (TEDA) në Kashar, një hapësirë kushtuar investimeve të huaja që operojnë edhe në tregun shqiptar, me fokus në sektorin automotiv, teknologjinë e informacionit, elektronikë, bioteknologji etj”, shkruan Rama.

“TEDA pritet të shndërrohet në një stacion për mbledhjen e shumë bizneseve ndërkombëtare që duan të investojnë në Tiranë, duke nisur nga turizmi e deri te prodhimi i pjesëve për automjete”, nënvizon Kryeministri.

Projekti përfshin një territor me sipërfaqe 35 hektarë. Projekti përfshin zonën e Kasharit në kryeqytet dhe synon tërheqjen e industrisë prodhuese si asaj të automobilëve, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pajisjeve elektronike, farmaceutike, agropërpunuese si dhe industrive të tjera që operojnë me standard ndërkombëtare.

Lexo më shumë nga

KQZ: Publikohet lista paraprake e zgjedhësve nga jashtë

Kjo listë mund të konsultohet në www.kqz.gov.al, ose në aplikacionin KQZ në iOS ose Play Store.

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

KQZ: Publikohet lista paraprake e zgjedhësve nga jashtë

Kjo listë mund të konsultohet në www.kqz.gov.al, ose në aplikacionin KQZ në iOS ose Play Store.