Peleshi me homologun e Malit të Zi: Bashkëpunimi rajonal përbën themelin e stabilitetit

Gjatë qëndrimit në Mynih, në kuadër të konferencës së sigurisë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, është takuar me homologun e tij nga Mali i Zi, Dragan Krapoviç.


Gjatë qëndrimit në Mynih, në kuadër të konferencës së sigurisë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, është takuar me homologun e tij nga Mali i Zi, Dragan Krapoviç.

Peleshi njoftoi në rrjetet sociale se në takim u theksua se siguria rajonale vjen vetëm përmes anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian të të gjithë rajonit.

“Me homologun malazez Dragan Krapoviç diskutuam bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, shkruan Peleshi.

“Jo vetëm si partnerë të NATO-s, por edhe si fqinjë me një vizion dhe synim të përbashkët dakordësuam se bashkëpunimi rajonal përbën themelin e stabilitetit dhe zhvillimit të Ballkanit Perëndimor”, bën të ditur Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë.

“Anëtarësimi në NATO dhe BE është rruga e vetme drejt sigurisë së të gjitha vendeve të rajonit. Bashkëpunimi dhe solidariteti janë thelbi i rrugës sonë për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha vendet e rajonit”, përfundon Peleshi postimin tij, duke ndarë dhe foto nga takimi.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…