“Travel off Path”: Shqipëria ndër destinacionet kryesore evropiane për 2024

revista amerikane e udhëtimeve “Travel off Path”: Vendi është konsideruar si “Maldivet e Evropës” falë plazheve të tij të bukura.


Po kërkoni destinacionet bregdetare më në modë në Evropë për vitin 2024? Këto janë tre destinacionet më të nxehta për t’u vizituar këtë vit!

Disa nga destinacionet më të njohura bregdetare në Evropë si Italia apo Franca janë gjithashtu disa nga vendet më të shtrenjta dhe më të mbushura me turistë në Evropë. Këto vende janë të bukura, por gjithashtu janë të mbivlerësuara, shkruan revista amerikane e udhëtimeve “Travel off Path”.

Ne ju rekomandojmë tre destinacionet bregdetare më në modë për vitin 2024, Shqipëria, Qipro, Ishujt Balearik, që duhet të jenë në listën tuaj të udhëtimeve këtë vit.

Këto vende po kthehen ne pika te nxehta turistike, ​popullariteti i të cilave vazhdon të rritet, por ende mbeten relativisht të panjohura në mesin e udhëtarëve amerikanë.

Shqipëria

Shqipëria është një tjetër destinacion në trend në Evropë për vitin 2024.

Ky është vendi më i mirë për udhëtarët me një buxhet të limituar.

Sipas “BudgetYourTrip”, Shqipëria është një nga vendet më të përballueshme në Evropë për turistët.

Megjithëse, Shqipëria është ende relativisht e panjohur për udhëtarët amerikanë, popullariteti i saj vazhdon të rritet, duke u kthyer në një nga destinacionet më në trend të vitit.

Kjo për shkak të Rivierës së saj më të mrekullueshme në Evropë përgjatë bregdetit të saj mahnitës mesdhetar.

Ju mund të shijoni pushime në plazhet e Shqipërisë me çmime të përballueshme krahasuar me një udhëtim në Greqi apo në Kroaci, të cilat vitet e fundit janë kthyer në destinacione shumë të shtrenjta.

Vendi është konsideruar si “Maldivet e Evropës” falë plazheve të tij të bukura.

Shqipëria është gjithashtu një pikë e nxehtë për nomadët dixhitalë, pasi është një nga të vetmet vende në botë ku udhëtarët amerikanë mund të qëndrojnë deri në një vit pa viza.

(Marrë nga ATSH)

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.