Lamtumirë Zef Simoni, përkthyesi dhe diplomati poliglot!

Ndërron jetë në moshën 91-vjecare Zef Simoni, diplomat dhe përkthyes kryeveprash botërore.


Nga Saimir Kadiu

Nga faqja ne FB e prof. Romeo Gurakuqi, mesoj se ka ndrruar jete ne moshen 91 vjecare ZEF CUK SIMONI, intelektual, perkthyes kryeveprash boterore dhe ndoshta diplomati me poliglot qe Sherbimi yne Diplomatik ka patur ndonjehere.

Vite me pare nje miku im qe studjonte ne Zvicer me ka treguar nje histori te Zef Simonit ne Crans Montana.

Zef Simoni asokohe (fillim vitet 90′) ishte diplomat ne Berne.

Ne takimin vjetor te Crass Montanes, midis figurave te njohura te politikes ishte ftuar edhe kryeministri ukrainas.

Organizatoret ne minutat e fundit te fillimit te konferences kuptuan qe kishin bere nje gabim, nuk kishin njoftuar perkthyesin e rusishtes, duke menduar qe kryeministri do te fliste anglisht.

Moderatori kryesor i konferences e merr me sportivitet kete ” difekt” dhe kerkon nga audienca nje perkthyes te rusishtes ne anglisht dhe frengjisht me qellimin qe ta bente konferencen sa me ” interaktive”.

Ngrihet nje dore e vogel.

” Urdheroni zoteri” e fton moderatori perkthyesin qe “zgjidhi” krizen.

“Perkthyesi” emergjent prezantohet:

” Quhem Zef Simoni, dhe jam diplomat shqiptar ne Berne”.

Nje ndjenje habie perfshiu konferencen… por nuk do te ishte e vetmja.

Pas fjales se kryeministrit ukrainas filluan pyetjet…dhe njekohesisht pergjigjet qe nga rusishtja perktheheshin nga Zefi yne i madh ne anglisht, frengjisht, italisht, spanjisht, serbo-kroatisht, gjermanisht, greqisht…deri edhe ne kinezce…

Moderatori i lumtur ne “bingon” e zgjedhjes se tij rastesore e pyet diplomatin shqiptar nese do ti pergjigjej ne latinisht perfaqesuesit te Vatikanit…

” Do te perpiqem” i thote me modesti Zefi.

Perfaqesuesi i Vatikanit vetem buzeqesh dhe i drejtohet paraprakisht audiences.

” E njoh dhe e kam bere mik diplomatin shqiptar. Kur e kam pyetur nese fliste latinisht, ai perseri me dha pergjigjen e sotshme: “perpiqem”, por kur filluam te flisnim latinisht une u ndjeva i turperuar perpara tij me latinishten time”.

Kaq u desh dhe audienca shpertheu ne duartrokitje te zjarrta per diplomatin poliglot shqiptar Zef Simoni.

Ai ishte bere “pa dashje” ylli i vertete i Crans Montanes.

Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe.

Zefi ishte djali i Cuk Simonit, perkthyesit te madh te periudhes se paraluftes qe kishte bere te flisnin shqip shume autore te medhenj, perfshire edhe librin me nostalgjik te cdo femije ne bote…”Aventurat e Pinokios”.

Gjithashtu ai është nipi (djali i motres) i Kirurgut te famshem Frederik Shirokes.

Lexo më shumë nga

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…