Nikolla takon Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Dr. Mohamed Abdelkarim Al-Iss.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot paradite në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Dr. Mohamed Abdelkarim Al-Iss.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se “Shqipëria vlerëson kontributin e Ligës Botërore Myslimane, si një organizatë ndërkombëtare humanitare, e cila promovon miqësinë mes njerëzve dhe përpiqet të zgjerojë urat e dialogut dhe bashkëpunimit me të gjithë kombet, komunitetet, kulturat dhe qytetërimet”.

“Komunitetet fetare dhe besimtarët shqiptarë jetojnë në harmoni, mirëkuptim e tolerancë dhe këto janë ndër vlerat më të çmuara të Shqipërisë, të njohura dhe të vlerësuara botërisht. Mozaiku fetar i Shqipërisë është një pasuri për vendin dhe një model bashkëjetese për të gjitha vendet. Komuniteti mysliman i Shqipërisë, një komunitet progresist dhe tolerant, kontribues për zhvillimin, demokracinë dhe harmoninë fetare në Shqipëri”, vlerësoi Nikolla.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore Myslimane, Dr. Mohamed Abdelkarim Al-Iss, falënderoi Kryetaren Nikolla për vlerësimet dhe vuri në dukje se Shqipëria është një vend i madh, të cilën e bën të tillë populli shqiptar, për nga toleranca, harmonia dhe mirëkuptimi fetar, prestigji në botën e sotme, shpejtësia e ndryshimeve dhe kapërcimi i sfidave të vështira.

“Harmonia, toleranca dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri kontribuon për ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes besimeve fetare, kulturave dhe qytetërimeve”, nënvizoi ai.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”