OSBE, mbështetje gjithëpërfshirëse për Gjykatën Kushtetuese

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj priti kreun në detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory


Prezenca e OSBE Tiranë ka shprehur angazhimin e saj për një mbështetje gjithëpërfshirëse për Gjykatën Kushtetuese.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, kreun në detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, e cila shoqërohej në këtë takim nga Cailean Maclean, shefi i Zyrës Ligjore dhe Luljeta Krasniqi, këshilltare ligjore vendase.

Zaçaj ka falënderuar OSBE për bashkëpunimin, ndërsa ka evidentuar se një prej arritjeve/produkteve më të fundit dhe të suksesshme të këtij bashkëpunimi është edhe hartimi i Udhërrëfyesit (Guidës) për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, një dokument që synon të rrisë transparencën dhe aksesueshmërinë në drejtësinë kushtetuese, si dhe konsistencën jurisprudenciale në vendimmarrjet gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në Shqipëri.

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se nga të dyja palët u evidentua me shumë kënaqësi organizimi i veprimtarisë për prezantimin e këtij udhërrëfyesi në datën 21 shkurt 2024, pasi ky dokument do t’i shërbejë jo vetëm Gjykatës Kushtetuese por edhe avokatëve, praktikantëve të së drejtës dhe studiuesve të ligjit për të njohur dhe referuar në mënyrë efektive jurisprudencën e kësaj gjykate.

Pasztory shprehu angazhimin për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi dhe gatishmërinë e kontributit të saj për një mbështetje edhe më gjithëpërfshirëse për Gjykatën Kushtetuese.

(Marrë nga ATSH)

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…