Presidenti Begaj në Elbasan: Qyteti përcjell dijen dhe dialogun ndërfetar

Gjatë vizitës së tij në Elbasan Presidenti u prit dhe u shoqërua nga Kryetari i bashkisë Elbasan Gledis Zllatja, Prefektja dhe Kryetarja e Qarkut.


Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Elbasanit, ku u takua me autoritetet drejtuese të qytetit, sipërmarrës, nxënës të shkollës profesionale, pedagogë, përfaqësues të artit, kulturës dhe komuniteteve fetare, qytetarë të Elbasanit.

Pasi u njoh me projektet zhvillimore dhe punën që Bashkia e Elbasanit bën në bashëkupunim me komunitetin, Presidenti vlerësoi vëmendjen që ky institucion i ka kushtuar fuqizimit të shoqërisë civile për një ekspertizë dhe konsultim komunitar në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

“Kënaqësi të jemi në Elbasan, në një qytet me një trashëgimi historike, kulturore e industriale të rëndësishme për Shqipërinë, me njerëz punëtorë e bujarë, sakrifikues për mirëqenien e jetës së familjeve të tyre”, – u shpreh Presidenti.

Më pas Presidenti Begaj bisedoi me shkrimtarë, artistë dhe përfaqësues të jetës kulturore në një takim të zhvilluar në bibliotekën e qytetit, ku përgëzoi stafin për ruajtjen e pasurisë së fondit arkivor, ruajtjen e trashëgimisë së librit dhe qasjen ndaj dijes. “Ruajtja e ekzemplarëve të rrallë është vërtet për t’u vlerësuar”, – u shpreh Presidenti ndërsa vizitoi Bibliotekën “Qemal Baholli” dhe fondin e Albanologjisë “Lef Nosi” të kësaj biblioteke.

“Elbasani, – u shpreh Presidenti, është qyteti i babait të gjuhës shqipe, “Kostandin Kristoforidhit”. Qyteti i arsimit, që ka përgatitur ndër dekada mësues për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë, meriton të shndërrohet në qytetin më të vizitueshëm në Shqipëri në këtë këndvështrim.

“E çmoj me shumë rëndësi të takohem me ju si kontribuesit më të rëndësishëm të gjuhës e kulturës. E kam parësore vëmendjen ndaj të gjithë atyre që kontribuojnë për ruajtjen e pastër të gjuhës shqipe. Kush merret me librin, pasurohet dhe pasuron Shqipërinë”, – theksoi më tej Presidenti Begaj.

“Jam i lumtur që trashëgimia kulturore në Elbasan duket e realizuar”,- u shpreh ai, duke vlerësuar praninë e shkrimtarëve të rinj e të vjetër në këtë takim, të parin që një President i Republikës zhvillon me këtë përfaqësi.


Gjatë vizitës në Elbasan, Presidenti i kushtoi një rëndësi të veçantë kulturës së dialogut dhe respektit ndërfetar. Ai u takua me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare në Elbasan, të cilët kanë një Qendër të Bashkëpunimit Ndërfetar, që njihet për aktivizim të përbashkët në çështjet e komunitetit dhe shkëmbimit të vlerave fetare. Një ndër to është dhe Marshimi i Paqes, një aktivitet simbol i ndërveprimit qytetar të të gjitha besimeve fetare.

899d05e3 69d0 4296 b4eb 6cb2938c951f

Presidenti e cilësoi këtë si një model të harmonisë ndërfetare mes shqiptarëve.

“I gëzuar që keni këtë harmoni ndërfetare dhe ndani së bashku vlerat fetare, si: besimin dhe vëllazërinë, respektin ndaj njëri-tjetrit. Faleminderit për këtë që bëni, për vlerat që përcillni. Të promovosh vlerën kundrejt antivlerës, është mision i vështirë, por i shenjtë, edhe pse i kushtueshëm. Ne jemi njerëz të ndryshëm, që i përkasim bindjeve fetare të ndryshme, por kjo nuk mund e nuk duhet të na ndalojë të ulemi së bashku, të dialogojmë. Unë e shoh këtë organizim tuajin si model të përcjelljes së vlerave, të ndihmës së njerëzve. Përshëndes shumë marshimin e fillim vitit që ju organizoni, është i jashtëzakonshëm, është modeli i paqes, i respektit ndërfetar”.

Studio e piktorit Gazmend Xhaferri ishte ndalesa tjetër e Presidentit Begaj, ku u njoh me historinë e Elbasanit që kjo familje prej katër artistësh sjell në piktura, si ruajtje të traditës së piktorit Sefedin Xhaferri.

Gjatë vizitës në shkollën profesionale, mjeshtrit e ardhshëm të kuzhinës ekspozuan gatimet e tyre. “Unë jam i sigurtë, – u shpreh Presidenti përpara nxënësve, që këtë shkollë profesionale e keni zgjedhur me dashuri, e kur gjërat bëhen me dashuri, bëhen më mirë. Ju keni një treg të madh që ju ofron mundësi të panumërta, por unë do të dëshiroja e do të uroja që ju të jeni kuzhinierët më të mirë të produkteve “Made in Albania””. Ai vizitoi në këtë shkollë edhe repartet e praktikës së mekanikëve.

Më pas Presidenti u takua edhe me sipërmarës të prodhimit dhe eksportit të kolltukëve, në “Today Sofa”, një kompani italiane e drejtuar nga shqiptarët, në të cilën punojnë rreth 75 persona.

Gjatë qëndrimit në Elbasan, Kreu i Shtetit vizitoi Muzeun Etnografik të Elbasanit, që njihet si “Shtëpia e Sejdinëve”, ndërtesë e shekullit të 18-të, si edhe kishën dhe manastirin e Shën Joan Vladimirit, ku kanë jetuar e punuar Kristoforidhi e shumë gjuhëtarë të tjerë veprimtarë të Elbasanit.

Gjatë vizitës së tij në Elbasan Presidenti u prit dhe u shoqërua nga Kryetari i bashkisë Elbasan Gledis Zllatja, Prefektja dhe Kryetarja e Qarkut.

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…