Rama: Zipline i parë në Theth për të gjithë të apasionuarit e aventurës

Parku Kombëtar i Thethit, i gjendur mes Alpeve në veri të Shqipërisë, është shndërruar këto ditë dimri në një panoramë mahnitëse ku bardhësia e dëborës ndërthuret me natyrën.


Parku Kombëtar i Thethit, i gjendur mes Alpeve në veri të Shqipërisë, është shndërruar këto ditë dimri në një panoramë mahnitëse ku bardhësia e dëborës ndërthuret me natyrën.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga kjo zonë, ku po ndërtohet edhe zipline i parë.

“Në Theth, zipline i parë në këtë zonë do të jetë gati për të gjithë të apasionuarit e aventurës”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Turistët do të kenë mundësinë e madhe për të kaluar mbi kodrat, lumin e Thethit dhe lugina e Alpeve të Shqipërisë, duke shijuar pamjet e mrekullueshme dhe adrenalinën që ky ZipLine ofron.

Me ndërtimin e Zip Line, Thethi shton një atraksion tjetër për tërheqjen e më shumë vizitorëve dhe krijon një shans të ri për të promovuar bukuritë natyrore të kësaj zone.

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës. Ai është i vizitueshëm në katër stinët, ku në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e dëborës dhe për lojërat aventureske me të, ndërsa vjeshta për ngjyrat mahnitëse dhe begatinë në frutikulturë.

MIRËMËNGJES 😊 dhe nga Thethi ku së shpejti Zipline i parë në këtë zonë do të jetë gati për të apasionuarit e aventurës, ju uroj një javë të mbarë🙏

MIRËMËNGJES 😊

dhe nga Thethi ku së shpejti Zipline i parë në këtë zonë do të jetë gati për të apasionuarit e aventurës, ju uroj një javë të mbarë🙏

Posted by Edi Rama on Sunday, February 18, 2024

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe inovacionit

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) konkretizuan angazhimin për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe inovacionit.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe inovacionit

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) konkretizuan angazhimin për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe inovacionit.