20 vite partneritet mes UNDP dhe BE, shumë projekte për përmirësimin e jetës së qytetarëve

UNDP Albania liston një sërë programesh e projektesh të rëndësishme, të cilat po realizohen në bashkëpunim të ngushtë me BE-në


Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP Albania) njofton se, këtë vit shënohen dy dekada bashkëpunimi mes UNDP dhe Bashkimit Evropian.

Këto janë 20 vite “Partneritet për Progres”, të cilat kanë bashkuar UNDP-në dhe BE-në në vlera dhe në një vizion të përbashkët për një botë më të mirë – për të mbrojtur paqen, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin, duke hedhur themelet për një të ardhme më të mirë.

Në këtë drejtim, UNDP Albania liston një sërë programesh e projektesh të rëndësishme, të cilat po realizohen në bashkëpunim të ngushtë me BE-në.

Një prej tyre është Programi “EU4Schools” (“BE për Shkollat”), i cili po rindërton apo riparon 63 objekte arsimore të prekura nga tërmeti i vitit 2019-të që goditi Shqipërinë. Duke zbatuar parimet e “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”, 52 objekte arsimore kanë përfunduar tashmë duke mirëpritur 15.000 nxënës dhe fëmijë në objektet moderne.

“ReLOaD” është një tjetër program që synon fuqizimin e demokracisë lokale dhe pjesëmarrjes qytetare.

“Që nga viti 2017, ne kemi ndihmuar në ndërtimin e institucioneve transparente dhe nxitjen e qeverisjes së mirë për një të nesërme më të mirë. “ReLOaD” luan një rol esencial për bashkëpunimin ndërmjet qeverisjes lokale dhe organizatave të shoqërisë civile për promovimin e vlerave të BE-së, si edhe duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët. Së bashku, ne kemi angazhuar të rinj të pasionuar, për të promovuar barazinë gjinore, qëndrueshmërinë mjedisore dhe përfshirjen sociale. Duke njohur rolin jetik të të rinjve në nxitjen e progresit, “ReLOaD” ka ofruar mundësi të paçmueshme për aktivizëm rinor, lidership dhe angazhim domethënës në vendimmarrjen lokale”, cilëson UNDP Albania.

Ndërkohë, projekti “STAR” po punon për ndërtimin e institucioneve transparente, përmirësimin e eficiencës dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët, nxitjen e qeverisjes së mirë në nivel vendor, si dhe forcimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore për avancimin e Axhendës së Decentralizimit. Kësisoj, duke kontribuar drejtpërdrejt ndaj qeverisjes efektive, si një gurthemel i rëndësishëm që drejton përpjekjet e partneritetit UNDP-BE për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe duke u përafruar me parimet e integrimit në BE.

Nëpërmjet projektit “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor”, bashkëpunimi UNDP-BE po përmirëson të drejtat e romëve, egjiptianëve dhe të kthyerve të tjerë vulnerabël në Ballkanin Perëndimor, duke adresuar çështje si mungesa e punësimit, punët me pagë të ulët dhe mungesa e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore cilësore, duke reduktuar migrimin e jashtëm dhe duke nxitur bashkëpunimin lokal.

Viti 2024 shënon partneritetin mbi 20-vjeçar të UNDP-së me Bashkimin Evropian. Për më shumë se 20 vjet, UNDP-ja ka bashkëpunuar me Bashkimin Evropian për të përmirësuar jetën e qytetarëve në të gjithë Shqipërinë nga veriu, në jug.

20 vite Partneritet për Progres! 🤝

Këtë vit, Bashkimi Evropian dhe UNDP shënojnë dy dekada bashkëpunimi. Të bashkuar…

Posted by UNDP Albania on Monday, February 19, 2024

Lexo më shumë nga

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…