Koçiu, takim me homologun turk: Shtrirje e bashkëpunimit për autonominë spitalore në të gjithë sistemin publik

Rritja e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e Shëndetësisë


Thellimi i bashkëpunimit dhe vijimi i zbatimit i autonomisë spitalore ishte në fokus të diskutimeve mes ministres e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, Fahrettin Koca.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu ka publikuar foto dhe detaje nga takimi i zhvilluar të martën në Ankara.

“Me Dr. Dr.Fahrettin Koca, ministër i Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e Shëndetësisë”, shkruan Koçiu.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

“Në fokus të diskutimeve ishte vazhdimi i zbatimit të autonomisë spitalore në Spitalin Memorial Fier dhe shtrirja e asistencës së bashkëpunimit, sipas këtij modeli në të gjithë sistemin spitalor publik, të lançuar edhe në QSUT “Nënë Tereza” dhe në spitalet rajonale të Durrësit, Vlorës, Lezhës dhe Shkodrës”, përfundon Koçiu.

Ministrja Koçiu është pjesë e delegacionit qeveritarë të vendit, me në krye Kryeministrin Edi Rama, që ndodhen Ankara, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje me qeverinë e Turqisë në fusha të ndryshme, si siguria, turizmi, media..etj.

Qarku i Tiranës/ PD në “luftë” me Shehajn për mandatin e 14-të

Po numërohen kutitë e fundit, PS “frenohet” te deputeti i 19-të.

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Qarku i Tiranës/ PD në “luftë” me Shehajn për mandatin e 14-të

Po numërohen kutitë e fundit, PS “frenohet” te deputeti i 19-të.