KQZ ndan fondet për partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot fondet vjetore për partitë politike për vitin 2024.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot fondet vjetore për partitë politike për vitin 2024.

Në mbledhjen e drejtuar sot nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shqyrtua projektvendimi “Për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2024”.

Sipas këtij projektvendimi 11 parti politike marrin në total nga buxheti i shtetit 345.6 milionë lekë.

Pjesën më të madhe të fondit e merr Partia Socialiste me mbi 151.4 milionë lekë. Partia Demokratike vjen e dyta, me 106 milionë lekë dhe e treta Partia e Lirisë me 15.5 milionë lekë.

Partia Republikane merr 11.4 milionë lekë, PDIU merr 9.7 milionë lekë, ndërsa socialdemokratët 12.3 milionë lekë.

PBDNJ, PAA, PLL dhe LZHK përfitojnë nga 8 milionë lekë.

Gjithashtu, me kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u shty për në seancën e radhës shqyrtimi i rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Kristian Shkreli, Kryetar Bashkie në Bashkinë Vau-Dejës, Qarku Shkodër, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Ndarja e fondeve vjetore

1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 151.494.783 lekë

2. Partia Demokratike (PD) – 106.661.181 lekë

3. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) – 9.753.658 lekë

4. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) – 8.018.647 lekë

5. Partia Republikane Shqiptare (PR) – 11.488.669 lekë

6. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA) – 8.018.647 lekë

7. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) – 8.018.647 lekë

8. Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) – 8.018.647 lekë

9. Partia e Lirisë (PL) – 15.577.215 lekë

10. Partia Social Demokrate (PSD) – 12.266.269 lekë

11. Partia Nisma Thurje (NTH) – 6.283.636 lekë

(ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.