Ministri Gonxhja takim me drejtuesen e UNOPS-it në Shqipëri

Programi EU4Culture për restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, financuar nga Bashkimi Europian, zbatohet nga UNOPS


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u takua me drejtuesen e UNOPS-it në Shqipëri, Sabine Kania, si dhe me përfaqësues të programit EU4Culture. Ministri është njohur nga afër me punën dhe projektet për ruajtjen, rijetëzimin dhe mbështetjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

“Rëndësia e promovimit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore në nivel ndërkombëtar, për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së turizmit kulturor, nxit nevojën për bashkëpunim, si dhe për të siguruar operativitet, sinergji e koordinim në mbështetjen e nevojshme për projekte të suksesshme në këtë fushë”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale, ku edhe ndau një album fotografik nga ky takim.

Programi EU4Culture për restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, financuar nga Bashkimi Europian, zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

🇦🇱🤝🇺🇳 Së bashku me Drejtuesen e UNOPS në Shqipëri, znj. Sabine Kania, dhe me përfaqësues të programit EU4Culture, për…

Posted by Blendi Gonxhja on Monday, February 19, 2024

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…